1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Puna në të zezë në përkujdesjen në shtëpi

Benjamin Knight
14 Gusht 2018

Gjithnjë e më shumë gjermanë kanë nevojë për shërbim e përkujdesje. Shkencëtarët e akuzojnë qeverinë federale se nuk ka standarde të njësuara për përkujdesjen. Kjo u hap shanse punonjësve që punojnë në të zezë.

https://p.dw.com/p/3353y
Pflegekraft hält in einem Seniorenheim die Hand einer Bewohnerin
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Reinhardt

Qeveria federale gjerman lë "zona të paqarta" në sistemin gjerman të përkujdesjes, të cilat i vënë në një pozitë juridike të pasigurtë të moshuarit. Këtë e kritikoi tani "German-Polish Centre for Public Law and Environmental Network (GPPLEN). Persona në nevojë për shërbim, të cilët nuk kanë dëshirë t'i dërgojnë në azil, shfrytëzojnë në Gjermani shpesh shërbimet e agjencive, të cilat organizojnë fuqi punëtore nga Evropa Lindore, ose e organizojnë vetë ndjekjen e shëndetit nga kjo fuqi punëtore në shtëpi. Rezultati: si klientët, ashtu edhe ata që kryejnë shërbime ndodhen në marrëveshje gjysëm ilegale ose madje legale, në të cilin personeli i kujdestarisë janë të detyruar të pranojnë një të ashtuquajtur "Minijob" të suvencionuar nga shteti ose statusin si i vetëpunësuar fiktiv, për të punuar.

Tag der Pflege in Mecklenburg-Vorpommern
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Bütner

"Nuk ka standarde juridike, nuk ka marrëveshje standard, të cilat do të krijonin siguri juridike për klientët gjermanë dhe për agjencitë dhe ofruesit", thotë Lothar Knopp, drejtor i GPPLENm, në një konferencë shtypi në Berlin. "Kjo krijon një zonë të paqartë midis legalitetit dhe ilegalitetit".

Persona në nevojë të lënë pas dore

Mungesa e personelit në degën e shërbimeve sanitare është kthyeer në problem urgjent në Gjermani. Për shkak të mungesës së personelit në institucionet për të sëmurët kronikë shumë banorë të këtyre institucioneve lihen pas dore. Për momentin 36.000 vende pune nuk janë të zëna, 15.000 prej tyre në shtëpi pleqsh. Kjo në një kohë kur popullata gjermane plaket shpejt, prandaj aspekti dramatik do të vijë duke u shtuar. Numri i njerëzve që dëshirojnë t'i shfrytëzojnë këto shërbime, në bazë të prognozave deri në vitin 2060 pritet të rritet nga 2,86 milionë aktualisht në 4,5 milionë.

Deutschland Pflegekäfte aus dem Ausland
Fotografi: imago/epd

Qeveria gjermane nën kancelaren Angela Merkel po merret me këtë problem. Së bashku disa ministri - ministria e Shëndetësisë, e Familjes dhe e Punës nisën në korrik një iniciativë, për të krijuar 13.000 vende pune shtesë edhe për të përmirësuar kushtet e përgjithshme për punonjës sanitarë të kualifikuar. Lothar Knopp e përshëndet në parim iniciativën, por thotë se "ajo nuk do të thotë në asnjë mënyrë një kthesë në shërbimin në shtëpi. Një problem me peshë për personat në nevojë për përkujdesje është çmimi i lartë: përmes futjes së pagës minimale në 2015-ën, shpenzimet mesatare janë rritur nga 1600 euro në muaj në më shumë se 2000 euro në muaj. Por qeveria federale nuk ka rritur as shërbimet financiare për përkujdesjen, as nuk lejon lehtësi tatimore të veçanta për personat në nevojë për shërbim. "Politika duhet të vërë në dispozicion më në fund mekanizmat financiarë, në mënyrë që të bëhet i pagueshëm shërbimi 24 orësh".

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, personeli sanitar që punon me kohë të plotë, pas tri vjetësh shkollim mer mesatarisht 18 euro bruto në orë, ndërsa punëmarrës të tjerë në Gjermani marrin mesatarisht 22 euro në orë.

Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i tha DW se "angazhimi i personelit të huaj sanitar ka qenë njëri nga shumë gurët e mozaikut në konceptin tonë, për ta përmirësuar situatën në fushën e përkujdesjes." Ministria e tij së bashku me ministri të tjera punojnë për të përshpejtuar njohjen e kualifikimeve profesionale të vendeve të tjera dhe për të përshpejtuar procedurat për të sqaruar statusin e qendrimit.