1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Finanzbeamtin

7 Qershor 2010

Kërkush nuk shkon me dëshirë në zyrën e tatimeve. Askujt nuk i pëlqen të mendojë për taksat. Birgit Winterscheidt merret me to që prej 30 vjetësh. Ajo është punonjëse e zyrës së tatimeve.

https://p.dw.com/p/Mat1
Birgit Winterscheidt dhe Walter Pusch
Birgit Winterscheidt dhe Walter Pusch

Është një ditë e butë nëntori. Birgit Winterscheidt është ulur në një bankë në kopshtin e saj të këndshëm me një pellg të vogël, pranë saj rri shoku i jetës Walter Pusch. Dielli ndriçon mbi fytyrat e tyre. Ajo shkëlqen dhe e puth atë. Birgit Winterscheidt është 51 vjeç. Walter Pusch 58. Ata kishin 32 vjet, që njiheshin kur më në fund para dy vjetësh zbuluan njëri-tjetrin ndryshe. Përse zgjati kaq shumë, derisa u dashuruan? "Ne më parë ishim të njohur, shpjegon Birgit Winterscheidt, "por si unë ashtu edhe ai ishim të martuar, deri kur para dy vjetësh atij i vdiq gruaja. Unë jetoja prej kohësh e ndarë prej burrit."

Gesichter Deutschlands BiWiP
Birgit Winterscheidt me shokun e jetës Walter PuschFotografi: DW

Një herë koleg pastaj mik, pastaj shok jete

Birgit Winterscheidt dhe Walter Pusch janë njohur në punë. Ata janë kolegë prej më shumë se 30 vjetësh, punojnë në të njëjtën Zyrë Financash në qytetin Mühlheim mbi Rur me 160 000 banorë. Zyrat i kanë pothuajse përballë. Thuajse gjithçka e bëjnë së bashku. Paradite shkojnë së bashku për të ngrënë mëngjezin në mensë, gjatë ditës tri deri katër herë pijnë së bashku cigare para ndërtesës. Në mesditë bëjnë së bashku një shetitje buzë lumit Rur, që rrjedh direkt para zyrës së tatimeve. Së bashku bëjmë edhe shëtitje, udhëtime me biçikleta, apo ecje në natyrë" qesh Birgit Winterscheidt.

GD BiWi P2
Me fëmijët dhe shokun në kopshtFotografi: DW

Ajo është e specializuar për verifikimin e deklaratave tatimore të personave me të ardhura të larta. Përveç kësaj ajo përgjigjet për rastet e insolvencës. "Kjo do të thotë se unë nuk jam më e konfrontuar me publikun, por më shumë me dosjet."

Gjithë jetën e saj Birgit Winterscheidt ka punuar në zyrën e tatimeve.
Gjithë jetën e saj Birgit Winterscheidt ka punuar në zyrën e tatimeve.Fotografi: DW


Një jetë në zyrën e tatimeve

Gjithë jetën e saj Birgit Winterscheidt ka punuar në zyrën e tatimeve, që në moshën 15 vjeçare, kur nisi këtu një kurs kualifikimi. Ajo ka bërë karrierë, është kualifikuar një herë për deklaratave tatimore të personave me të ardhura të mesme dhe pastaj për deklaratat tatimore të personave me të ardhura të mesme. Ajo është e kënaqur me punën e saj, por ëndrra e rinisë nuk ka qenë puna si tatimore.

Birgit Winterscheidt ka një talent të veçantë për art. Ajo pikturon, qendis, e ka shumë qejf dekorimin e brendshëm të shtëpisë. Shtëpinë e saj në Oberhausen e ka kthyer në një vend idilik. Estetika zë për të një vend të veçantë, psh në rastin e blerjes së makinës."Unë nuk kuptoj aspak nga teknika", thotë Birgit Winterscheidt, "prandaj kisha vendosur thjesht për një makinë të bukur".

Birgit Winterscheidt ka një talent të veçantë për artin.
Birgit Winterscheidt ka një talent të veçantë për artin.Fotografi: DW

Megjithatë në jetën e estetes nuk ka qenë gjithmonë bukur. Psh para 16 vjetësh. Këtë periudhë ajo e përshkruan si më të vështirën në jetën e saj. Bashkëshorti i saj i atëhershëm u ndaj prej saj. Birgit Winterscheidt duhej t'i rriste vetë djemtë e saj tre dhe pesëvjecar. Në atë kohë ajo punonte një pjesë të kohës dhe i çonte fëmijët në kopsht. Të shkonte në zyrën e ndihmës sociale, të rrinte në shtëpi, të mos punonte fare, nuk shtrohej në konsideratë.


Kurrë nuk e kam ndjerë veten të trajtuar kaq mirë

Dy djemtë e saj janë sot djalosha. Nikolas 21 studjon shkenca ekonomike. Ai preferon të fshihet pas gazetës në kanape. Kristofi 19 vjeçar është më i komunikueshëm. Ka qejf të bisedojë me nënën dhe partnerin e saj për garat automobilistike në formula 1. Ata i interesojnë atij jashtë mase. Birgit Winterscheidt dëshiron që djemtë e saj në rradhë të parë të marrin një profesion të arsyeshëm.

Në diellin e nëntorit Birgit Winterscheidt vështron e dashuruar partnerin e saj. Kurrë më parë në jetën e saj nuk e ka ndjerë veten të trajtuar kaq mirë, kurrë nuk janë grindur ndonjëherë, thotë ajo me kënaqësi. Shpjegimi: me kalimin e moshës ndryshon sjellja ndaj njëri-tjetrit.Ndoshta një rezultat i harmonisë është edhe se ka shtuar tetë kilogram, që kur jeton së bashku me kolegun e saj.

Pyetja: Kush shkon me dëshirë në zyrën e tatimeve? Kush i sjell nëpër mend me dëshirë taksat.

Autor: Miao Tian/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mathias von Hein/Aida Cama