1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Qetësi e rreme në Kosovë" - Pjesë nga artikulli i gazetës austriake "Die Presse"

15 Prill 2005

Duke marrë shkas nga vizita në Prishtinë e ministres së jashtme austriake, Ursula Plasnik, në Prishtinë, gazeta "Die Presse" boton artikullin mbi gjendjen në Kosovë dhe të ardhmen e saj.

https://p.dw.com/p/Arvw

"Ende gjithçka është e qetë në Kosovë. Ende. "Unë nuk mund të parashikoj, se çdo të ndodhë nëse çështja e statusit do të përfundojë ndryshe, nga ajo që përfytyrojnë shqiptarët", kështu shprehet nënkoloneli Franc Baumgarter. Ky i fundit është komandant i njësisë austriake të KFOR-it në Duhlje të Suharekës. Ministrja e jashtme Ursula Plasnik gjatë vizitës në Kosovë gjendjen e sigurisë e përkufizoi, si të qetë, por jo stabël. Kujtimi i trazirave të marsit një vit më parë është ende i freskët."


"Die Presse" nënvizon më tej, se "udhëheqja në Prishtinë ndërkohë po bën të gjitha përpjekjet për të demonstruar një qëndrim sa më korrekt. Madje edhe riatdhesimi i serbëvë duket se nuk është më problem. Në verë OKB-ja do të vlerësojë Kosovën lidhur me mbrojtjen e minoriteteve dhe përmbushjen e standardeve të tjera demokratike. Vetëm pas këtij vlerësimi mund të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar, dhe për pavarësinë aq të dëshiruar prej shqiptarëve të Kosovës." (...)

"Kreu i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen gjatë bisedimeve me ministren Plasnik paraqiti planin kohor që ka parashikuar ai: në qershor ose në korrik vlerësimin e standardeve dhe në shtator sinjalin fillestar për bisedimet." (...)

"Pika kulmore e bisedimeve mund të jetë në gjysmën e parë të vitit 2006, pikërisht kur Austria do të ketë presidencën e radhës në BE. Ministrja e jashtme Plasnik në Prishtinë deklaroi: se "Vjena është një vend mjaft i përshtatshëm për çdo lloj dialogu". Vendimtare është rifitimi i besimit midis grupeve të popullsisë. Avantazhi që ka Austria është: se deri më sot ky vend ka dhënë kontributin më të rëndësishëm politik, ekonomik dhe ushtarak për stabilizimin e Kosovës dhe nga ana tjetër Austria është një partner i besueshëm për të dyja palët", shkruhet në artikullin e gazetës austriake "Die Presse".