1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qytetet me zhvillim të shpejtë në Evropë - Bukureshti rritet çdo vit nga shtatë për qind

26 Gusht 2010

Rumanisë i duhet të ballafaqohet me pasojat e turbulencave në tregjet financiare. Megjithatë ekonomistët janë optimistë dhe parashohin një të ardhme të ndritur për kryeqytetin e Rumanisë, Bukureshtin.

https://p.dw.com/p/OwVP
Pamje nga Bukureshti
Pamje nga BukureshtiFotografi: DW-TV

Bukureshti do të ketë nevojë për banesa

Pallati presidencial dhe Muzeu në Bukuresht
Pallati presidencial dhe Muzeu në BukureshtFotografi: picture-alliance/ dpa

Nga viti 2010 deri në vitin 2015 Bukureshti pritet të rritet për çdo vit nga shtatë për qind. Rreth 50 milionë euro i ka investuar ndërkohë një firmë spanolle e patundshmërive në një qendër banimi dhe të zyrave në Bukuresht. Kjo ndërtesë përbën një prej investimeve më të mëdha në tregun e patundshmërive në kryeqytetin rumun. Banesat kushtojnë në mes të 500 mijë dhe një milionë euro.

Se a do të ketë blerës me këto çmime, dyshon shumë agjenti i i patundshmërive Vlad Balzanu. Kjo banesë tridhomëshe në qendër të kryeqytetit para disa muajsh ka qenë në ofertë për 500 mijë euro. Tani ai nuk mund ta shesë atë as për 180 mijë.

"Tregu është stabilizuar dhe çmimet kanë arritur sërish nivelin e tyre normal. Pikërisht tani tregu rumun ofron mundësi të mira për blerësitë e huaj."

Kriza financiare godet rëndë industrinë ndërtimore

Sheshi i Universitetit në Bukuresht
Sheshi i Universitetit në BukureshtFotografi: picture-alliance/ dpa

Qendra e qytetit të Bukureshtit është rinovuar tërsisht por nga bumi i paralajmëruar i ekonomistëve në qytet vërehet shumë pak. Shumë vuajnë nga kursi i ashpër i kursimeve të qeverisë. Kriza financiare po e shpiente vendin drejt falimentimit.

Para së gjithash në pjesët periferike vërehen gjithandej pasojat e krizës financiare. Nga të gjitha anët shihen kantiere ndërtimi të braktisura.

Ky punëtor ndërtimi ka fituar deri para pak kohësh rreth 500 euro në muaj. Sot ai është i kënaqur nëse arrin të fitojë gjysmën e tyre. Si shumë punëtorë të tjerë të ndërtimit edhe ai vjen nga provincat.

"Në Bukuresht mund të fitosh para. Tek ne në fshat nuk ka asnjë mundësi fitimi. Edhe pse në të vërtetë na u janë kthyer shtëpitë, kopshet dhe fushat tona, por çfarë të bëjmë me to, me to nuk mund të fitosh asgjë."

Sipërmarrësit optimistë për të ardhmen e Bukureshtit

Kantier ndërtimi pranë Katedrales Katolike
Kantier ndërtimi pranë Katedrales KatolikeFotografi: DW/C. Stefanescu

Burri tjetër është sipërmarrës ndërtimi, firma e tij ka ndëruar një lagje të tërë. Se sa ka investuar ai nuk dëshiron ta thotë. Më shumë se gjysma e 50 bashkëpuntorëve të tij është dashur t'i largoj nga puna. Megjithatë ai shprehet optimist.

"Unë jam i bindur se Bukureshti pas pesë vitesh do të jetë aq i bukur sa nuk do të njohësh më."

Agjenti i patundshmërive Vlad Baltzanu ka shitur këtë vit vetëm dy banesa. Ai beson që në dy-tre vitet e ardhshme nga banesat dhe shtëpitë nuk mund të fitohet. Ai tani ndërron drejtimin. Së shpejti ai do të fillojë me shpërndarjen e programeve për internetin mobil.

Kjo është tendencë e kohës. Bukureshti në vitet e ardhshme pritet të zhvillohet kryesisht në fushën e tregtisë, telekomunikacionit dhe transportit.

Autor: Wolfgang Bernert / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi