1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rajoni evropian buzë Danubit - Depopullimi i fshatrave në kufi me Serbinë

14 Gusht 2009

Si pasojë e ngjarjeve të viteve të fundit të cilat edhe përfunduan me luftë, shumë fshatra të Podujevës janë boshatisur. Me vendimin e Komisionit Evropian deri më 2011 do të krijohet rajoni evropian buzë Danubit.

https://p.dw.com/p/JBV6

1 - Podujeva në verilindje të Kosovës është komune me 92 kilometra brez kufitar me Serbinë. Si pasojë e ngjarjeve të viteve të fundit të cilat edhe përfunduan me luftë, shumë fshatra të kësaj zone janë boshatisur. Nga ana tjeter, pozita e mirë gjeografike dhe kushtet e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, janë tërheqëse për banorë nga zona të tjera të cilët kanë gjetur këtu burimin e ekzistencës. Ajete Beqiraj vizitoi këto fshatra.

2- Me vendimin e Komisionit Evropian do të formohet deri në vitin 2011 rajoni evropian buzë Danubit. Në të Vojvodina do të marrë përsipër çështjet që kanë të bëjnë me tolerancën, ndërkohë që në Baçka Topolë do të ngrihet edhe Qendra evropiane për tolerancën.

3-

Historia e shtypit të emigracionit shqiptar të pas viteve 90-të në Greqi nis me botimin që në vitin 1998 të gazetës "Gazeta e Athinës". Botuesi i saj, president njëkohësisht i kompanisë "International Media Network" Thedhoros Benaqis por edhe stafi i saj drejtues flasin në Deutsche Welle për ecurinë, identitetin e saj të lidhur me veçoritë e emigracionit shqiptar por edhe vështirësitë për shkak të krizës.