1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti gjithpërfshirës deri më 16 prill

9 Prill 2007

Misioni faktmbledhës i KS-it, do të arrijë në Kosovë më datën 19 prill. Njëra ndër kërkesat e misionit është që të kenë një raport gjithpërfshirës të implementimit të standardeve në Kosovë

https://p.dw.com/p/ArWm
Delegacioni nga Kosova në Vjenë, 10 mars 2007
Delegacioni nga Kosova në Vjenë, 10 mars 2007Fotografi: AP
Qeveria e Kosovës, është e bindur se ka cka të tregojë para misionit faktmledhës të KS-it, i cili pritet të arrijë në Kosovë më datën 19 prill. Ky mision realizohet më kerkesë të Rusisë si anëtare me status të përhershëm në KS-it, në kuadër të diskutimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Qeveria e Kosovës, është duke punuar në hartimin e një dokumenti gjithpërfshirës të procesit të standardeve për Kosovën, për faktin që një ndër pikat që u intereson ambasadorëve të KS-it, thuhet se do të jetë edhe procesi i implementimit të standardeve për Kosovën. Avni Arifi, është kordinator i qeverisë për standardet thotë se: "Raporti i qeverisë së Kosovës që do t'u dorëzohet ambasadorëve të KS-it, gjatë vizitës së tyre në Kosovë, do të përfshijë cështjet që nga funksionimi demokratik i institucioneve, zgjedhjet, gjendja e mediave, përfaqësimi i pakicave në institucione, gjuhët zyrtare të pakicave në dokumentet zyrtare si cështja e kthimit dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë", thotë, Avni Arifi. Krerët e administratës ndërkombëtare në Kosovë, kanë thënë se ambasadorët e KS-it, janë të mirëseardhur në Kosovë, mirëpo sipas tyre, ky mision sic thuhet faktmbledhës, është vetëm humbje kohe. Kjo për faktin që thonë ata, shefi i UNMIK-ut, cdo tre muaj rregullisht raporton për zhvillimet në Kosovë, para anëtarëve të KS-it. Udhëheqës politik kosovar, nga ana e tyre, thonë se, misioni faktmbledhës i KS-it, nuk do ta pengojë dinamikën e përcaktimin e statusit të Kosovës, sepse sipas tyre, ky delegacion në fakt vjen vetëm sa për t'ia përmbushur dëshirën Rusisë, si anëtare e përhershme e KS-it. Udhëheqësit kosovar thonë se, ambasadorët e KS-it, do të binden se në Kosovë ka ndryshime të mëdha dhe se këtu është arritur të krijohet baza për krijimin e një shteti fuksional.