1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raporti i komisionit hetues të OKB-së për skandalin e programit të dikurshëm "Naftë për bukën" Irakut, rëndon ish drejtuesin e tij Benon Sevan dhe Butros Galin

Rajner Sytfeld5 Shkurt 2005

Komisioni hetimor për kontrollin ndaj rasteve të dyshuara për korrupsion në programin e OKB-së "Naftë për bukë" për Irakun, ka ngritur akuza kundër ish drejtuesit të këtij programi. Kryetari i Komisionit Paul Volker bëri të ditur para pak ditësh në Nju Jork rezultatet e para të hetimeve. Programi "Naftë për bukë" filloi në dhjetor 1996, me qëllim të ndihmës ndaj popullit irakian, që vuante direkt pasojat e sanksioneve. Ky i lejonte Irakut eksportimin e një sasie të caktuar nafte, për të importuar mallra ushqimorë. Çdo gjë bëhej nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara. Pikërisht në këtë rpoces janë zbuluar parregullsi, në të cilat është përfshirë edhe djali i Sekretarit aktual të Kombeve të Bas

https://p.dw.com/p/ArQk

hkuara, Kofi Anan


"Ky është një episod i dhimbshëm në historinë e Kombeve të Bashkuara, për secilin nga ne"- deklaron Paul Volker.
Por ky është madje fillimi në skandalin e Programit "Naftë për Bukën" për Irakun. Raporti që Paul Volker paraqiti këto ditë përmbante 240 fletë dhe fakte, fakte fakte që tregojnë me gisht drejt një personi- dhe ky është Benon Sevan, ish drejtues i Programit të OKB-së "naftë për bukën" dhe dikur personi pas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Miku i Benon Sevan ka përfituar 1,5 milionë dollarë nga pazare të ndryshme, bën të ditur Profesori zviceran, Mark Pieth, anëtar i Komisionit të pavarur të hetimeve:"Është shumë e rëndë. Benon Sevan krijonte lidhjet e naftës me irakianët për t'i dhënë dorë mikut të tij. Kjo e ka sjellë atë natyrisht në konflikt interesash."
Akoma nuk është provuar nëse Sevan i ka marrë paratë nga ky pazar apo nga nga vetë Iraku. Edhe sikur Sevan të mos ketë përfituar personalisht nga këto pazare, irakianët ishin ata që kanë menduar
se kishin krijuar favore, thekson Paul Volker, kryetari i komisionit hetues. Sipas tij: "Qeveria irakiane duke dhënë kaq para, sigurisht që ka menduar se po blen influencë."
Veprimet e Sevan kanë dëmtuar rëndë punën e OKB-së. Ndërkohë akuzohet edhe ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Butros Butros Gali për thyerje të rregullave sipas Prof. Max Pieth, sidomos kur ishte fjala për zgjedhjen e firmave vëzhguese si Lloyd apo të bankës që do të merrej me operacionet financiare të 64 miliardëve program ndihme. Max Pieth vëren: "Lindte pyetja, përse kjo? Pastaj doli që për rregullat thjesht për arsye politike nuk u morën parasysh. Ish sekretari i përgjithshëm, Butros Gali ka këtu shumë përgjegjësi. Së fundi edhe shtetet, të cilat i shtynë punonjësit e OKB-së aty."
Sipas specialistit të së drejtës dhe ekspert për pastrim parash futet në lojë edhe kompleksi familjar Anan, përzierja në këtë histori edhe e djalit të Kofi Ananit, Kojo, por kjo do të përmendet në raportin e ardhshëm. Në verë në raportin përfundimtar do të bëhet fjalë për përgjegjësinë politike dhe morale të babait dhe sekretarit aktual të Kombeve te Bashkuara. Edhe kapitujt e tjerë të këtyre hetimeve nuk do të jenë sheqerka për OKB-së.
"E vetmja gjë që mund të them, është se mund të jeni të sigurtë, që ne nuk do të lemë asgjë pa hetuar. Shikojeni këtë edhë në raportin atual, si kemi shkuar në detaj" -përfundon Pieth.