1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Nada Steinmann15 Prill 2004

Balotazhi vendos se cili do të jetë presidenti i ri

https://p.dw.com/p/AqvM
Fotografi: AP

Të mërkurën maqedonasve iu bë thirrje për të zgjedhur presidentin e ri. Zgjedhjet e parakohshme u bënë të domosdoshme pas rrëzimit para shtatë javeve të avionit të presidentit Trajkovski, i cili humbi në këtë aksident jeten. Kandidati me shanset më të mëdha kryeministri, Branko Cervenkovski, është në avantazh sepse ka fituar më shumë se 60 000 vota. Por ai nuk arriti të marrë shumicën absolute, kështu që pas dy javësh zgjedhjet e balotazhit do të vendosin se cili do të jetë presidenti i ri Cervenkovski, apo i dyti në rradhë Sasko Kedev. Kedev mori 37%. Ty dy kandidatet e partive shqiptare arriten suksese të konsiderueshme, por nuk kishin të bënin me finalen. Pas dy javësh pjesemarrja në zgjedhje duhet të arrijë 51%-shin, në mënyrë që votimi të jetë i vlefshem.

Maqedonia jetoi një votim relativisht të qetë. Por pjesemarrja në votim ishte vetem 55%, më e ulëta deri tani në votime. Në fushaten elektorale të zhvilluar në mënyrë moderne, favoriti për zgjedhjet e balotazhit, Branko Cervenkovski, doli në mesnatë para shtypit, i sigurtë për fitoren .

"Në këto zgjedhje nuk kemi kandiduar për të qenë kunder dikujt, por për të mbeshtetur programin tonë, për të mbrojtur vizionin tonë, për republikën e Maqedonisë. Në këtë vend me 28 prill, do të flasë para jush presidenti i ri i Maqedonisë."´
Jo më me pak eufori deklaroi fitoren e tij në raundin vendimtar edhe kandidati i opozitës, Sasko Kedev.
"Ai është eleminuar! Gjysma e parë e zgjedhjeve nuk ka shkuar dëm për ne. Ne u japim zemër të gjithë maqedonasve, të cilët nuk kanë dalë në votime, të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë frikë nga shteti policor, që ne kemi shansin, që të largojmë një herë e përgjithmonë këtë person destruktiv, i cili solli përçarjen mes maqedonasve dhe që solli konfliktin me shqiptaret."
Cervenkovski në të kaluarën ka humbur popullaritet, meqenëse si kryetar qeverie nuk arriti, që të përmirësojë dukshem gjendjen ekonomike. Por shanset e tij ai i sheh në çuarjen e Maqedonisë drejt modernes dhe sigurisht edhe drejt Nato-s dhe në BE. Edhe Sashko Kedev dëshëron mirëqënie për vendin e tij, por sllogani i tij zgjedhor "një fytyrë e re e Maqedonisë" mbetet i zbehtë. Atij i mungojnë vizionet, për ta nxjerrë vendin nga mjerimi ekonomik dhe papunësia e madhe. Vetëm me akuza kunder partisë në qeveri nuk mund të arrihet thuajse asgjë. Zgjedhësit presin nga presidenti i ardhshem në rradhë të parë, që të përmirësojë imazhin e vendit jashtë shteti. Kedev, i cili ka kaluar një kohë të gjatë në Itali dhe në SHBA, mund ta kishte marrë përsipër këtë rol. Por ai ka shumë pak përvojë në krahasim me Branko Crvenkovskin, i cili e ka drejtuar qeverinë që prej vitit 1992, si kryeministri më i ri i Evropës.
Kandidatet shqiptarë, që nuk i kishin keto shanse, i shfrytëzuan zgjedhjet, për t´u etabluar si fuqia më e madhe e shqiptareve. Nga votat e zgjedhesve varet se cili nga të dy kandidatët maqedonas do të fitojë. Në rradhë të parë vendosin zgjedhesit, në se pjesemarrja në votim do të arrijë 51% e nevojshem dhe keshtu t í bëjë zgjedhjet e balotazhit të vlefshme.