1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagimet nga Prishtina për ndryshimet qeveritare në Serbi

Bekim Shehu14 Maj 2007

Prishtina thotë se qeveritë serbe nuk kanë ndikim në zgjidhjen e statusit të Kosovës

https://p.dw.com/p/ArVk
Nga bisedimet shqiptaro-serbe në Vjenë
Nga bisedimet shqiptaro-serbe në VjenëFotografi: AP

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se çfarëdo qeverie që do të krijohet në Serbi, qoftë ajo e bllokut demokratik apo ndryshe, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.


Përfaqësues të serbëve të Kosovës ndërkaq thonë se, qeveria e re e Serbisë nuk duhet të nxitohet me vendimet sa i përket çështjes së Kosovës, ndërsa u bëjnë thirrje vendeve evropiane që ta përkrahin bllokun demokratik në Serbi.