Receta e preferuar e Michael Speckin - Salcë majdanozi me patate dhe proshutë
26 Prill 2010Reklamë
Përmbajtja e salcës:
Miell
Ujë
Qumësht
Kripë
Majdanoz i freskët + patate të ziera të qëruara + feta të trasha proshute
1. Majdanozi i freskët lahet dhe grihet imët
2. Mielli përzihet mirë me ujin dhe bëhet brum i hollë
3. Qumështi ngrohet
4. Në qumështin e ngrohtë hidhen brumi i hollë, kripë dhe majdanozi i grirë.
5. E gjitha lihet të ziejë dhe salca është gati.
6. Në pjatë hidhen patatet e ziera dhe të qëruara, si dhe fetat e proshutës. Salca e majdanozit hidhet sipër patateve.