1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reformat e Putinit dhe Perestrojka ruse

Kristiane Hofman14 Shtator 2004

Nëse planet e Putinit për reformat shtetërore shndërrohen në realitet, atëherë kjo do të thoshte kthim në kohën e para Glasnostit dhe Perestrojkës, mendon Kristiane Hofman në komentin e saj.

https://p.dw.com/p/ArSH
Presidenti rus, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir PutinFotografi: AP

Koha duket e volitshme për nxjerrjen nga sirtari të koncepteve të ruajtura për një kohë të gjatë: popullata ruse është gjithnjë e më e pasigurtë nga sulmet e reja terroriste, ajo kërkon më tepër siguri. Ditëve të fundit është folur shumë për dështim të forcave të sigurimit. Me tërheqjen e qeverisë rajonale të Osetisë veriore është gjetur një fajtor. Njëkohësisht Putini identifikoi punët shkel e shko dhe korrupcionin në rajone si shkqe kryesore. Dhe perëndimi deri tani është përmbajtur me kritikat e tij. Kidnapuesit e tmerrshëm vrasës të fëmijëve kanë lënë Evropën gojëhapur.

Një kohë e volitshme kjo për paralajmërimin e një reforme shtetërore, e cila do të thoshte një ndarje e plotë nga federalizmi dhe demokracia në Rusi. Deklarata e Putinit ishte një dackë për këto ideale evropiane njëjtë si për guvernatorët e 89 rajoneve të cilët kreu i Kremlinit i kishte ftuar në Moskë. Një gazetë ruse interneti e titulloi me të drejtë atë ditë: "e hëna e zezë".

Propozimet e Putinit para së gjithash kanë një domethënje: nuk do të forcohet Rusia por pushteti i Kremlinit. Në të ardhmen presidenti dëshiron që vet të emëroj guvernatorët. Parlamentet rajonale vetëm duhet të miratojnë kandidatët e propozuar nga presidenti. Nëse do të ndodh kjo është e qartë se kush do të emërohen: njerëzit besnik të presidentit dhe të shërbimit të fshehtë. Kjo punë bëhet me sistem - që tani shumë ish-punëtorë të KGB-së ndodhen në Dumën ruse.

Megjithatë kjo nuk mjafton për Putinin: ai do të heq edhe sistemin zgjedhor të shumicës. Kjo do të thotë që gjysma e deputetëve të Dumës nuk do të zgjidheshin më drejtpërdrejt me votën e popullit por përmes listave partiake. Kjo do të ishte para së gjithash në shërbim të partive të mëdha. Kandidatët e pavarur nuk do të kenë më gjasa që të futen në parlament. Dhe partitë e vogla opozitare më nuk përfaqësohen në parlament.

Për demokracinë dhe shtetin ligjor kjo do të ishte një katastrofë. Dhe njëkohësisht mbetet e paqratë se çfarë ka të bëj ligji mbi zgjedhjet me luftimin e terrorizmit. Përkundrazi: zhveshja e rajoneve nga pushteti dhe kufizimi i lirive mund të shpie drejt më tepër ekstremizmi.

Megjithatë nuk do të mbetet vetëm në nivelin e ndryshimeve në rrafshin legjislativ. Me "forcim të shoqërisë civile" presidenti Putin nënkupton siç duket ngritjen e të ashtuquajturave patrulla mbrojtëse të qytetarëve të cilët pas një shkollimi të shkurtër do të kontrollonin rrugët dhe të njoftonin për njerëzit e dyshimtë. Të dyshimtë si terroristë, natyrisht.

Kjo të kujton shtetin mbikqyrës diktatorial të kohës së Stalinit. Atëherë fjalët shpresëdhënse quhet "Glasnost" dhe "Perestrojka". Prej "Glasnostit" Rusia është përshëndetur në këto katër vitet e fundit ndërkohë që shprehjen "Perestrojkë" si kuptim Putini po e dërgon tani në varr. Me propozimet e tij të cilat bartin të njëjtit emra.