1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reformatorët në Iran janë pa influencë

2 Prill 2012

Jo të gjithë e mbështesin kursin e politikës atomike në Iran. Por forcat reformatore nuk prononcohen në publik dhe prej tyre s'mund të priten impulse për çtensionim.

https://p.dw.com/p/14WDE
Kommiteti i mungesës së besnikërisë ndaj principeve
Kommiteti i mungesës së besnikërisë ndaj principeve, përgjegjës për zgjedhjetFotografi: Mehr

Shpresat, se forcat e politikës së brendshme në Iran do të mund ta korrigjojnë kursin e politikës atomike që e përcakton udhëheqësi shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei, po zbehen sipas vëzhguesve të situatës në Iran. Nga njëra anë zgjedhjet parlamentare në mars e kanë nxjerrë më qartë në pah rolin pa efekt politk të kampit reformator. Për më tepër që lidhur me temën e ndjeshme të politikës atomike reformatorët as që prononcohen. E njëjta gjë vlen edhe për gazetat me orientim reformator, të cilat ende nuk janë ndaluar. Gazetari që jeton në ekzil në Paris Hossein Bastani thotë: "Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka ndaluar çdo lloj raportimi, që ve në pikëpyetje politikën atomike. Unë kam pasur në dorë një letër të tillë.“

Nostalgji për epokën Khatami

Bastani deri në vitin 2005 ka shkruar për disa gazeta me orientim reformator. Për shkak të artikujve të tij kritik atë e dënuan me burgim. Më pas ai u largua nga atdheu dhe punon tani si komentator politik jashtë vendit. Bastani beson, se të gjithë reformatorët në Iran janë kundër politikës atomike të qeverisë së Ahmadinexhadit: "Ato ndonëse nuk shprehen direkt në çdo rast theksojnë, se politika atomike e qeverisë Khatami ka qenë e drejtë.“

Të rinj iranianë dhe Khomeini
Të rinj iranianë dhe KhomeiniFotografi: picture-alliance / dpa
Hossein Bastani, gazetar
Hossein Bastani, gazetarFotografi: Zamaaneh

Paradhësi i Ahmadinexhadit, Khatami në vitin 2003, pas zbulimeve lidhur me programin atomik iranian, i bëri një ofertë gjithëpërfshirëse SHBA-së për bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Këtu bëntë pjesë edhe aksesi në programin atomik si dhe përmirësimi i bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare Atomike, IAEA. Pak para kësaj Irani e pat ndërprerë programin ushtarak bërthamor, siç konstaton një raport i vitit 2007 nga shëbrimi sekret amerikan. SHBA-ja megjithatë e refuzoi këtë ofertë, në vitet që pasuan u përpoq BE-ja që të arrijë një marrëveshje bërthamore me Iranin, por pa rezulat.

Kursi i konfrontimit

Në verën e vitit 2005 pejzazhi politik në Iran ndryshoi. Mahmud Ahmedinexhadi i mbështetur nga kampi konservator u bë president i vendit. Në çështjen bërthamore ai ndoqi kursin e konfrontimit me bashkësinë ndërkombëtare, duke qenë kësisoj në harmoni me udhëheqësin fetar, Khamenei.

Hossein Bastani e konstaton një radikalizim në rritje tek Khamenei sa i pëkret çështjes atomike. "Kur Ahmadinexhadi në vitin 2009 donte t'i sinjalizonte botës disa lëshime, udhëheqësi fetar e bllokoi nismën e Ahmadinexhadit.“ Asokohe bëhej fjalë për një marrëveshje, në bazë të së cilës iranianët do ta zhvendosnin në Rusi procesin e pasurimit të uraniumit. Prej kësaj nuk u arrit asgjë. Madje edhe protagonistët e reformave Mir Hussein Mussavi dhe Mehdi Karrubi ishin kundër kësaj marrëveshjeje. Një shenj kjo, që qëndrimi i kampit reformator në çështjen bërthamore nuk presupozon çtensionim dhe gatishmëri bashkëpunimi.

Reformatorët pa legjtimitet

Abbas Abdi, komentator politik nga Teherani, thotë, se reformatorët janë të përçarë dhe për fat t ë keq nuk kanë vizione të qarta: "Ata duan të bëjnë të qartë, se cilët janë dhe çfar ëduan të arrijnë." Por në këto kushte ata janë të paaftë të influencojnë ndaj kursit të qeverisë në çështjen atomike. "Për një të ardhme të afërt duken të vështira mundësitë e influencës së kampit reformator. Por ata mund të fitojnë legjitimitet vetëm nëse pushtetmbajtësit do të hasin në vështirësi të tilla, që do të kenë nevojë për ndihmën e reformatorëve."

Një politikan reformator, i cili para pak kohësh u lirua nga burgu dhe që nuk do të përmendet me emër nga frika e raprezaaljeve nsaj tij dhe fa,iljes së tij, i përshkruan mundësitë e reformatorëve në pejzazhin aktual politik: "Reformatorët pavarësisht se çfarë emri kanë dhe në cilin grup bëjnë pjesë, nuk mund të bëjnë asgjë, veçse të publikojnë peticione. Nëse bëht fjalë pë rprogramin atomik, atëherë çështja komplikohet edhe më shumë.“

Për politikanin, që i ka kaluar mbi dhjetë vjet në burg, është e qartë, se personi vendimtar në çështjen atomike është udhëheqësi fetar. Khamenei ka përcaktuar, se çfarë imazhi duhet të krijojnë mbajtësit e pushtetit: Ata duhet të jenë të paepur në konfrontimin për programin bërthamor dhe të mbrojnë vetëm të drejtat kombëtare.

Ai nukparashikon që rritja e pakënaqësisë së popullsisë për shkka të ashpërismit të sanksioneve do ta rrëzikojë pozicionin e mbajtësve të pushtetit.: "Kjo qeveri e ka bazën e saj tek njerëzit në periferitë e qyteteve të mëdha dhe nëpër fshatra. Ato përbëjnë 60% të popullsisë iraniane dhe marrin para nga shteti."

Për politikanin reformator kampi konservator përfiton madje nga ky konfrontim. Pr aq kohë sa bota është e fiksuar tek programi bërthamor, pikërisht çështja e të drejtavetë njeriut lihet pasodre. "Ky konflikt është në dëm të lëvizjes së demokratizimit në Iran."

Autor: Shabnam Nourian/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Aida Cama