1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rexhepi: Vdekja e Trajkovskit humbje për tërë rajonin

Esat Ahmeti26 Shkurt 2004

Në një bisedë më programin shqip të Dojçe Velles, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi i cili aktualisht po qëndron për një vizitë në Romë të Italisë, ka shprehur keqardhjen e tij dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski.

https://p.dw.com/p/Aqvl
Presidenti i ndjerë maqedonas Boris Trajkovski
Presidenti i ndjerë maqedonas Boris TrajkovskiFotografi: AP


"Ne me keqardhjen më të madhe gjatë vizitës sonë në Itali dëgjuam për vdekjen tragjike të kryetarit të Maqedonisë Trajkovski me ekipin e vet nëntë antarësh, të cilin unë në njëfarë mënyre e kam pasur edhe mik, kemi pasur një miqësi të ngushtë, i kemi relaksuar shumë raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe me të vërtetë e ndjej një dhimbje të madhe për humbjen jo vetëm për Maqedoninë por të regjionit për një president, një lider çfarë ka qenë Trajkovski, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për regjonin në përgjithësi" u shpreh Rexhepi.

I pyetur se a do të ndryshoj diçka në këto marrëdhënie pas vdekjes së presidentit Trajkovski, Rexhepi tha:

"Unë kisha dashur që edhe suksesori i tij të jetë në nivelin e zotit Trajkovski por mendoj se liderët e tillë nuk lindin çdo herë. Kishim dashur që edhe pasardhësi të vazhdoj rrugën të cilën e ka trasuar presidenti Trajkovski dhe në këtë moment kisha shfrytëzuar rastin t`i shprehim ngushëllime edhe qeverisë maqedonase dhe tërë popullit maqedon për humbjen e një njeriu të madh dhe besoj që pas kthimit tim do të më jipet rasti të marrë pjesë edhe në ceremoninë e varrimit", u shpreh kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi.