1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roli i parlamenteve në Evropën Juglindore, perspektiva e antarësimit në BE dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal

Verica Spasovska5 Tetor 2008

Evropa Juglindore në udhëkryq mes dinamikës së brendëshme dhe mbështetjes nga jashtë! Në Dubrovnik u zhvillua konferenca e 10-të e parlamentarëve, nismë e Ministrisë së Jashtme gjermane dhe fondacionit "Friedrich Ebert".

https://p.dw.com/p/FUQV
Godina e parlamentit kroat në ZagrebFotografi: picture-alliance/ dpa

Bashkëpunimi i sukseshëm rajonal është bileta  për në BE, kjo është kërkesa e BE-së në adresë të shteteve të Ballkanit perëndimor, të cilët shpresojnë të pranohen sa më shpejt në union. Kusht për pranimin është ndër të tjera bashkëpunimi i parlamentave në rajon. Qëllimi: shkëmbimet bilaterale duhet të ndihmojë në forcimin e legjislativit. Parlamentet janë në këto jo vende jo rrallë si makineri miratimi, që shpesh herë nuk mund t´u kundërvihen udhëheqjeve shtetërore, që drejtojnë në mëyrë autoritare.


Legjslativi i dobët


"Funksioni i kontrollit të parlamenteve vazhdon të jetë i zbehtë", nënvizon konsulentja për politikën Petra Bles (Bläss), e cila e ngarkuar nga fondacioni "Friedrich Ebert" analizon situatën në parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore. Shumë pak parlamentet përfshihen në axhendën e temave për opinionin. Përveç kësaj lë për të dëshiruar pajisja e komisioneve parlamentare me personel dhe mjete financiare, gjë që ua a vështirson punën deputetëve. Deputetët nuk kanë mundësi të kontrollojnë buxhetin e shtetit.

Imazh i keq i parlamenteve


Pasoja është që kudo deputetët ankohen për imazhin e tyre në opinion. Ndonëse një sërë debatesh të rendësishme parlamentare transmetohen nga televizionet, qytetarët mbeten të privur nga dobia e vërtetë e përfaqësimit të popullit nëpër kuvende. Shpesh herë nuk bëhet e qartë, përse qytetarët përfitojnë nga puna e parlamentarëve. Në vend të kësaj shumë deputetë bien pre e dyshimit kolektiv për korrupsion.


Ish-ministri i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane, Kristof Cëpel (Christoph Zöpel)mendon, se dietat e ulëta mund të jenë edhe një arësye vendimtare për tendencën e ndonjë deputeteti për të "siguruar bruime të tjera financiare". Kjo ndodh në radhë të parë, sepse pas fundit të mandatit shpesh herë ata e humbasin profesionin që kanë pasur para se të ishin deputetë e kësisoj rrezikohen në aspektin social. Cëpel kërkon si rjedhojë, që të rriten pagat e deputetëve, në mënyrë që të forochet pavarësia e tyre dhe të luftohet mungesa e besimit në popull.


Mungesë e vullnetit politik për bashkëpunim


Edhe bashkëpunimi bilateral midis parlamenteve të vendeve të rajonit, gjë që kërkohet nga BE-ja, nuk funksionin në mënyrë efikase ashtu siç dëshirohet. Përpara një viti e gjysmë u ndërmorr një nismë e parlamentarëve, në të cilën u bashkuan në një forum komisionet parlamentare për Evropën, për të diskutuar mbi afrimin në BE. Por qëkurse kryesimin e kësaj nisme e morri përsipër Mali i Zi nuk është zhvilluar asnjë takim. Mungon vullneti politik dhe arësyeja, që parlamentet rajonale mund të përfitojnë nga shkëbmimi midis tyre, mendon Vladimi Dançev, që drejton në Sofje "Sekretariatin rajonal për bashkëpunimin parlamentar". Shpesh herë kjo formë e bashkëpunimit rajonal ka pasur një funksion alibi, sa për t´u dukur sikur po  vihen në vend kërkesat e BE-së. Ekziston një mendim i tillë, që nëse parlamentarët bashkëpunojnë në nivel rajonal, atëherë më mirë me parlamentet, që ndodhen në Bashkimin Evropian, se sa me fqinjët direktë në rajon.


Në fakt ka mjaft tema që mund të rregullohen në nivel ndërkufitar dhe prej këtyre zgjidhjeve mund të përfitojnë të gjithë qytetarët e rajonit. Një prej sektorëve është rrjeti i qarkullimit rrugor, që duhet të zgjerohet urgjentisht në këto vende. Deputeti i Bundestagut gjerman me orgjinë kroate, Josip Juratoviç, jep si shembull kushtet e rrugëve në Bosnje-Hercëgovinë: Duke bërë krahasmin që Bosnje-Hercegovina është një vend shumë më i vogël se Gjermania,  udhëtarëve u duhet të përgatiten për një ditë rrugë për të shkuar p.sh. nga Srebrenica në Sarajevë.