1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet numri i viktimave në Bombej

S.H12 Korrik 2006

Një ditë pas serisë së përgjakshme të atentateve në metropolin indian të financave Bombrj, forcat e sigurisë po kërkojnë ende përgjegjësit për këto sulme. Terroristët aktivuan disa bomba njëherazi gjatë mbrëmjes, në kohën e trafikut më të dendur në qytet. Policia flet tani mbi 190 njerëz të vdekur dhe të paktën 600 të plagosur

https://p.dw.com/p/AqpE
Sulme seri në Bombej
Sulme seri në BombejFotografi: AP

Deri tani nuk e ka marrë dikush përgjegjësinë për këto sulme. Qeveria indiane dyshon se pas tyre fshihet një organizatë terroriste nga Kashmiri, si edhe lëvizja e ndaluar e studentëve të Indisë.

Eksperti indian për sigurinë Bahukutumbi Raman, është i mendimit se atentatorët janë motivuar nga ideologjia e Al Kaidës, ndonëse Al Kaida nuk dyshohet ta ketë kryer këtë aksion: "Al Kaida ka filluar një fushatë kundër Indisë, që prej vizitës së fundit të presidentit amerikan Bush në indi, në mars të këtij viti. Në prill, Osama Bin Laden e paralajmëroi botën islamike se hindutë, të krishterët dhe hebrejtë do t´i luftojnë myslimanët. Ka gjasa që atentatorët të jenë inspiruar nga Al Kaida."

BE-ja i kritikoi sulmet e dhunshme në Bombay me tonet më të ashpëra. Presidenti finlandez i rradhës i BE-së, tha se nuk mund të ketë asnjë justifikim për vdekjen e qindra civilistëve të pafajshëm. Në metropolin me 17 milionë banorë si edhe në qytete të tjera të mëdha indiane, janë ashpërsuar masat e sigurisë në mënyrë masive. Gjatë dhjetë viteve të fundit, Bombay është bërë shpesh pre e sulmeve terroriste. Në vitin 1993, po gjatë disa atentatesh, humbën jetën mbi 250 njerëz.