Rritet simpatia e gjermanëve për Angela Merkelin
9 Janar 2006Angela Merkel është kancelare e mirë, kështu mendojnë 60 për qind e Gjermanëve, sipas anketimeve më të fundit të intsitutit gjerman për hulumtime politiko-shoqërore, Infratest-Dimap. Deri para një muaji të këtij mendimi ishin vetëm 49 për qind e të pyeturve.
Ajo çka është më intersante: Simpatizantët e Merkelit vijnë nga të gjitha partitë. 90 për qind e zgjedhësve të unionit janë të mendimit që ajo po punon mirë, po ashtu gati 50 për qind e socialdemokratëve dhe mbi 55 për qind e të Gjelbërve. Në këtë mënyrë ajo është në krye të listës së politikanëve më të preferuar.
I dyti në radhë është kryetari i Partisë Socialdemokrate, Matias Placek, pasuar nga ministri i brendshëm Volfgang Shojble. I fundit në radhë është Edmund Shtoiber, kryeministri i Bavarisë,që ka pas vetëm 19 për qind të të pyeturve.
Ngritjen më të madhe e pati ministri i jashtëm, Frank Valter Shtajnmajer. Në anketimin e bërë në dhjetor, afro 60 për qind e të pyeturve nuk dinin ç’të thoshin, sepse nuk e njihnin. Numri i atyre që e njohin tani është dyfishuar. Infratest Dimap i publikoi rezultatet javën e kaluar. Në anketimin e zhvilluar përmes telefonit merrnin pjesë afro 1000 njerëz.