1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rruga drejt demokracisë është përcaktuar

Peter Filip14 Shkurt 2005

Iraku pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve

https://p.dw.com/p/ArQX


Komisioni zgjedhor irakian shpalli dje në Bagdad rezultatet e zgjedhjeve të 30 janarit, të zgjedhjeve që shpresohet të jenë baza e një demokracie të lirë. Rruga drejt saj është plot pengesa. Kur Sadam Huseini zhvillonte votime, rezultati ishte gjithnjë i parashikueshem dhe autoritetet duhet të kishin kujdes që të mos jepnin gabimisht më shumë se 100%. Në këtë kontekst mund të jetë që përkrahësit e "aleancës së bashkuar irakiane" të kenë pritur një fitore më të qartë, por 47,6% është gjithsesi një rezultat i respektueshem, që mund t´u japë mundësi përfaqësuesve të këtij koalicioni zgjedhor, që të marrin postet më të rëndësishme politike. Edhe të tjeret nuk kanë në fakt arsye për të qenë të pakënaqur: Kurdet me 25,4% janë të dytët, i treti doli kryeministri i qeverisë provizore Ijad Allawi.
Më rëndësi se keto përqindje ka fakti, se ketu për herë të parë në Irak dhe në fakt edhe në pjesë të tjera të botës arabe zgjedhësit munden me të vertetë të zgjidhnin dhe nuk qenë të detyruar, të votonin për një regjim që nuk lejonte as formalisht një opozitë.
Kritikët thonë, se keta nuk kanë qenë zgjedhje të lira, sepse u zhvilluan nën pushtim dhe se shumica e sunitëve nuk mundën të merrnin pjesë. Argumente sipërfaqësore, sepse sunitët nuk janë penguar as nga pushtuesit dhe as nga qeveria provizore. Por nga radikalet nga rradhet e veta dhe nga kleri i tyre, i cili ka rënë nën presionin e ekstremistëve. Dhe zgjedhje nën pushtim ka patur edhe në vitin 1949 në Gjermani, zgjedhje të lira, që vunë bazën për një demokraci të lirë në Gjermani.
Natyrisht që në atë kohë nuk ishte në Gjermani kjo dhunë, nën të cilën vuan tani Iraku, por megjithatë mbetet të shpresohet, që me zgjedhjet në Irak është ndryshuar. Zgjedhësit kanë demonstruar, se për ta perspektiva e lirisë është shumë e rendesishme dhe se ata janë të gatshem, që për këtë të venë jetën në lojë. Do të ishte tragjike, nqs nuk do të arrinin të vazhdonin rrugën e gabuar.
Kjo rrugë është e parashikuar, por kalon edhe nëpër shumë fusha të minuara. Parlamenti provizor i zgjedhur tani duhet të emerojë një kryetar dhe dy zëvendës, që nga ana e tyre duhet të emerojnë kryeministrin. Parlamenti duhet të përpilojë kushtetutën dhe ta aprovojë dhe në dhjetor do të zhvillohen serish zgjedhje në bazë të kësaj kushtetutë dhe kështu krejtësisht legjitime.
Pengesa në këtë rrugë do të ketë sa të duash. Si në çeshtjen sa islamist duhet të jetë shteti. Por ka edhe shpresë. Vetë udhëheqesit fetare të shumicës shiite e refuzojnë një version irakian të "republikës islamike". Nqs mbeten tek kjo, atëherë do të krijohen koalicione dhe mund të pritet që afinitetet fetare dhe etnike, që demonstrohen tani në të ardhmen do të kenë më pak kuptim dhe në vend të tyre do të shfaqen partitë politike. Që do të jenë të hapura për të gjithë edhe për sunitet, me qellim që Iraku, të mund të ruajë unitetin e tij nacional.