1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020908 Zypern Wiedervereinigung

Peter Philipp 3 Shtator 2008

Kohët e fundit presidenti i "Republikës turke të Qipros veriore", Ali Talat, është optimist, se po të zhvillohen bisedime me presidentin qipriot grek është e mundur të gjendet zgjidhje për konfliktin këtë vit.

https://p.dw.com/p/FAXZ
Qipriotë të pjesës turke duke kaluar pikën kufitare Lydra Palace në Nikosi
Presidenti i Qipros Dimitris Kristofias dhe homologu i pjesës turke të Qipros Mehmet Ali TalatFotografi: AP

Që nga zgjedhja më 24 shkurt e presidentit qipriot Kristofias janë rritur shpresat për zgjidhjen e konfliktit. Kryetari i vetëm komunist i një shteti të BE-së dhe homologu i palës turke, kuptohen mirë me njëri-tjetrin dhe kanë përsëritur vullnetin e tyre për një zgjidhje të konfliktit disavjeçar.


Historia e konfliktit

Qiproja si një pikë e rëndësishme strategjike në Detin Mesdhe ka qenë gjithmonë një tokë e lakmuar. Për britanikët që siguronin që nga ky vend rrugët detare për në Indi. Për osmanët që kanë sunduar në Qipro dhe që ju a dhanë me qira britanikëve ishullin në fund të shekullit të 19-të. Pas shpërthimit të Luftës së I Botërore Mbretëria e Bashkuar aneksoi ishullin dhe në vitin 1925 e bëri koloni mbretërore.


Grekët e ishullit e kanë shpëtimin gjithmonë tek atdheu mëmë, dhe luftuan kundër britanikëve dhe sipas tyre kolaboratorëve turq. Në vitin 1960 Londra i dha Qipros pavarësinë. Athina dhe Ankaraja morën rolin e fuqive mbrojtëse. Në vitin 1974 u rrëzuar nga pushteti presidenti i qipriotëve grekë, Makarios, që shihej si pengesë për lidhjen me atdheun mëmë. Një javë më pas Turqia dha urdhërin për sulm. Trupat nga ajri dhe deti uzurpuan në dy faza veriun e ishullit. Popullsia greke mori arratinë drejt jugut, turqit e jugut u ndihmuan të lëviznin drejt veriut.

Qipriotë të pjesës turke duke kaluar pikën kufitare Lydra Palace në Nikosi
Qipriotë të pjesës turke duke kaluar pikën kufitare Lydra Palace në NikosiFotografi: AP

Vite më pas veriu nën udhëheqësin e atëhershëm popullor, Rauf Denktash, shpalli "Republikën turke të Qipros së veriut". Këtë shtet të ri nuk e njohur as një vend tjetër veç Ankarasë. Megjithat Rauf Denktash ishte i bindur për drejtësinë e vendimit të tij: "Një parti, një parti qipriote greke, që nuk u zgjodh nga qipriotët turq ka anulluar kushtetutën, është përpjekur të na kthejë në pakicë, ka injoruar të drejtat tona kushtetuese dhe bota e ka pranuar këtë. Kjo është e padurueshmja kundër së cilës duhet të mbrohemi."

Zgjidhja: Një shtet dyzonësh me vetëadministrim të gjerë

Prej kohësh është e qartë që Qiproja nuk mund të bëhet një republikë e bashkuar, dhe që zgjidhja qëndron në një shtet dyzonësh me vetëadministrim të gjerë dhe një qeveri të dobët qendrore. BE e pranoi Qipron jugore në vitin 2004 në bashkësinë e saj. Jugu ngre pretendimin të flasë për të gjithë ishullin. Deri më tani BE-ja nuk ka gjetur një recetë për zgjidhjen e konlifktit, kjo u mbetet palëve të përfshira në konflikt.