1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rubrika Hapat

22 Dhjetor 2008

Çështja e produkteve kosovare në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, si edhe një reportazh nga Shterpca për ndalimin e kamionëve me material ndërtimor.

https://p.dw.com/p/GLED
1. Doganat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ditët e fundit nuk kanë lejuar që produktet me vulë të Doganave të Kosovës të futen në territoret e tyre. Në këtë mënyrë ndërrimi i vulës doganore nga Doganat e Unmikut në Doganat e Kosovës rrezikon prodhuesit kosovarë që të humbasin tregjet në këto vende edhe pse Serbia dhe Bosnje e Hercegovina njësoj si Kosova janë nënshkruese të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë – CEFTA. Për këtë çështje në mikrofonin e DW flet Sali Hoda, anëtar i nënkomitetit për doganat pranë Ceftës.


2. Strukturat komunale të Shtërpcës kanë vendosur një traversë në rrugën që çon drejt rajonit turistik të Brezovicës dhe nuk lejojnë të kalojë asnjë kamion i ngarkuar me material ndërtimor. Autoritetet lokale thonë se përmes këtij hapi dëshirojnë të pengojnë ndërtimet ilegale. A bëhet fjalë vetëm për këtë? Refki Alija sjell hollësitë.