1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia dëshiron të bjerë në sy

Kläuser/DW10 Qershor 2007

Putin kërkon rikonfigurim të ekonomisë botërore në forumin ekonomik botëror të Shën Peterburgut

https://p.dw.com/p/Aqm1
Me gazin Rusia synon të jetë së shpejti fuqi ekonomike botërore
Me gazin Rusia synon të jetë së shpejti fuqi ekonomike botëroreFotografi: dpa - Report

Ditën e premte filloi në Shën Peterburg forumi i 10 ndërkombëtar për ekonominë. Rusia përpiqet që këtij forumi t'i japë rëndësinë e atij të Davos. Presidenti Putin dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm ishin pjesëmarrës në forum. Gjithsej 5000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, ndërr ta edhe ministra të jashtëm dhe të ekonomisë, shefa koncernesh, madje edhe ish-kancelari gjerman Shrëder. Kryeministri serb Vojislav Koshtunica ishte gjithashtu i ftuar i forumit të Shën Peterburgut. Ai u takua edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Forumi ekonomik i Shën Peterburgut është një platformë shumë e rëndësishme për Rusinë që të prezantohet si një vend i fuqishëm ekonomik. Madje edhe ambiciet e Rusisë në aspektin ekonomik dhe politik janë të hapura. Ish-ministri i mbrojtjes i Rusisë dhe zëvendësi i Putinit, Sergej Ivanov shpalli në forumin e Shën Peterburgut se pas 13 vjetësh, në vitin 2020 Rusia do të jetë një ndër pesë vendet më të fuqishme ekonomike të botës. Rusia do të zotërojë 10% të tregut botëror të energjisë atomike, anijeve kozmike, ndërtimit të anijeve, të softëare-ve, dhe të teknologjisë "Nano".

Përpjekja e Ivanovit, për t'u treguar si një burrë i madh shteti dhe i hapur është tepër e dukshme. Madje ai korr sukses brenda dhe jashtë vendit të tij. Gerhard Shrëder, shef i bordit vëzhgues të Shoqërisë së tubacionit lindor Northstream, tingëllon si një ambasador i Rusisë, kur ai pa përmendur Amerikën, e paraqet Rusinë si një garant e duhur të paqes globale:

"Kaosi në Irak dhe konflikti për programin atomik në Iran kërcënojnë sigurinë e furnizimit. Përkudër kësaj Rusia është nja rajon i stabilizuar. Kjo është një prej arsyeve, pse Gjermania dhe Europa gëzojnë një partneritet të privilegjuar të energjisë me Rusinë."

Xhejms Volfensohn ish- shefi i Bankës Botërore lëvdon Rusinë për shanset e mëdha të rritjes ekonomike, oratorë të tjerë lundrojnë në një prognoza rrituje ekonomike dhe kënaqen me dëshirën e papërmbajtur për konsum të popullit rus.

Në Forumin e Shën Peterburgut Rusia dëshiron të bjerë në sy. I gjithë kabineti i Putinit është prezent në forum, të guvernatorët e rajoneve dhe oligarkët e mëdhenj rusë. Madje dëgjohet shumë shpesh se në Shën Peterburg ndjehesh si në forumin botëror të ekonomisë në Davos. Madje vetë themeluesi i Davosit, Klaus Shvab është prezent në Shen Peterburg, por jo kritikët e organizatave për të drejtat e njeriut dhe ato të ambientit.

Në Shën Peterburg presidenti rus Vladimir Putin kërkoi një alternativë për Organizatën Botërore të Tregtisë, ku Rusia ende nuk është anëtare. Putin tha se OBT është arkaike, jodemokratike dhe jofleksibël. Ajo para së gjithash mbron interesat e vendeve të pasura. Presidenti rus propozoi si alternativë themelimin e institucioeneve rajonale euroaziatike për tregtinë e lirë.
Putin bëri thirrje për një ristrukturim të ekonomisë botërore me qëllim të sigurimit të influencës edhe për vendet që po kalojnë nga varfëria në vende të industrializuara.

Në Shën Peterburg presidenti rus pati edhe një takim me kryeministrin serb Vojislav Koshtunica, duke e siguruar atë se argumentat ruse po merren seriozisht. Ndërkohë Koshtunica rishprehu edhe njëherë kundërshtimin e tij për pavarësinë e Kosovës. "Asnjë vend nuk duhet të ndëshkohet apo të poshtërohet duke ja marrë një pejsë të territorit" tha Koshtunica në Shën Peterburg.