1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia vazhdon presionin ndaj Ukrainës

Kornelia Rabitz2 Janar 2006

Presioni politik nuk shton por e zvogëlon simpatinë

https://p.dw.com/p/ArCS
Fotografi: dpa

Ata që kishin frikë nga eskalimi i gjendjes mes Moskës dhe Kievit kishin të drejtë: Rusia po i ndal ngadalë gazin Ukrainës. Ndërkohë që ulet presioni në gypat e gazpërçuesëve po shtohet presioni politik. Presidenca ruse e G-tetës fillon me bujë dhe shqetësimet për reduktimet e furnizimeve me gaz në Evropë po rriten në kryeqendrat e Bashkimit Evropian. Kjo është një brengë egoiste. Shumë shoqata ekonomike sigurojnë ndërkohë se në Gjermani nuk do të ketë banesa të ftohta. Po ashtu edhe çmimet do të mbesin stabile. Por kjo nuk mund të thuhet edhe për Ukrainën.

Evropa ka pritur gjatë dhe ka ndalur e ngushëlluar shpesh Ukrainën që bën përpjekje për të hyrë në perëndim. Përfundimisht në momentin e revolucionit të portokalltë është përshendetur gjithandej kthesa politike në vend dhe Ukrainës ju premtuan ndihma. Por në momentet e krizës si kjo e tanishmja vendi po i lihet thjeshtë politikës shtypëse ruse.

Pala ruse kërkon një pagesë konform tregut ndërkombëtar për furnizimet e saj me gaz. Kjo është e drejtë e Rusisë. Në politikën e energjisë nuk ka dhurata dhe një rabat politik miqësor sot për sot hapur nuk guxon të pres askush përveç diktatorit bjellorus Lushçenko. Përse duhet që Gazpromi t'i fal para në kesh Ukrainës?. Nga ana tjetër shtrohet pyetja cili është çmimi i drejtë? Shtetet baltike paguajnë rreth 120 dollarë, Turqia 100, Republikat e Kaukazit po ashtu gati 100 dollarë. Bjellorusia për dallim vetëm 47 dollarë. Ukraina ndërkaq tani duhet të paguaj rreth 230 dollarë, pothuajse katërfish më shumë se që ka paguar deri tani. Një shejtanllëk po të mendohet keq menjëherë. Kjo për faktin se kjo ndodh në kohën kur federata ruse noton në biznesin e saj energjetik dhe aktualisht nuk varet fare nga të hollat shtesë të Ukrainës.

Andaj supozohet që janë tjera motive ato që sollën gjendjen në këtë shkallë. Koncerni rus Gazprom diç dihet funksionon në valë të njëjta me politikën e Kremlinit. Dhe siç duket duke ngritur mjegull për çësjtjen e gazit provohet të ndëshkohet aleati i dikurshëm rus. Kush do të jetë afër perëndimit duhet edhe të paguaj çmimin perëndimor. Politika dhe ekonomia e Rusisë keqpërdorin bashkarisht pasurinë e resurseve për të arritur qëllimet gjeopolitike. Pas rënjes masive të prestigjit, humbjes së rolit të superfuqisë Rusia ka zbuluar një rol të ri të saj si superfuqi e lëndës së parë. Në këtë mënyrë gazi është kthyer në mall tregtar politik. Eshtë ky një poker cinik me pasuritë nëntokësore dhe pushtetin.

Por pamarrë parasysh se si do të zhvillohen ngjarjet Moska me siguri që një gjë nuk do ta arrij kurrë: që Ukraina të heq dorë nga orientimi perëndimor. Përkundrazi - presioni politik nuk shton simpatinë por e zvogëlon atë.