1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i G8-s: Në fokus problemet më emergjente të globit

DW8 Korrik 2008

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në samitin e G8-s në Japoni bëri thirrje për ndihma emergjence për vendet më të varfëra për shkak të rritjes së vrullshme të çmimeve të ushqimeve.

https://p.dw.com/p/EXxZ
Protesta kundër samitit të G8-s në JaponiFotografi: AP

Deri në vitin 2010 duhet të sigurohen çdo vit mbi 60 miliardë dollarë për të përgjysmuar varfërinë në botë, një ndër objektivat që ka përcaktuar OKB-ja për këtë milenium. Në Tojako vazhdon punimet takimi i nivelit të lartë të grupit të vendeve të industrializuara G-8, që ka në fokus problemet më emergjente të globit si: kriza e ushqimeve, mbrojtja e klimës dhe çmimi i lartë i naftës.

Tre krizat më të mëdha në botë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon në një konferencë shtypi në Tojako deklaroi: "Sot që kemi dalë para jush bota po përballet me tri kriza njëkohësisht: kriza e ushqimit, kriza e klimës dhe ajo e zhvillimit. Këto kriza janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe është e nevojshme që atyre t´u kushtohet vëmendje e veçantë.

Ban Ki Moon eröffnet UNCTAD-Konferenz in Ghana
Ban Ki MoonFotografi: AP

Duke u ndalur në pasojat e ndryshimit të klimës në Afrikë Ban Ki Moon nënvizoi: "Ne duhet të gjejmë zgjidhje për parandalimin e ndryshimit të klimës si një masë për të garantuar të ardhmen. Pasojat e ndryshimit të klimës më qartë se kudo i shohim tani në Afrikë, ku thatësira dhe luhatjet e mëdha të motit janë duke u bërë pengesë për realizimin e objektivave të mileniumit, për luftimin e varfërisë. Ndaj këtyre zhvillimeve ne duhet të veprojmë tani."

Ban Ki Moon kërkon angazhim për klimën

Në këtë drejtim është e rëndësishme që të përgjysmohet kuota e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë deri në vitin 2050, tha Ban Ki Moon, por njëkohësisht sipas tij duhet që të punohet edhe në programe me afate të mesme: "Përparimet në këtë drejtim të mbështetura prej udhëheqësve të vendeve të G-8-ës do të shërbejnë si një sinjal shpresëdhënës për hartimin e një projektkonvente të OKB-së për klimën."

Symbolbild Klimawandel, Boot auf dem Trockenen
Pamje simbolike e ndryshimeve klimaterikeFotografi: AP

BE - pararojë e ruajtjes së klimës në G8

Bashkimi Evropian deklaroi, se do të verë në dispozicion rreth një miliardë euro nga subvencionet e pashfrytëzuara agrare në mbështetje të bujqve afrikanë. Kancelarja Angela Merkel premtoi për Gjermaninë një ndihmë shtesë prej 600 milionë eurosh për të luftuar krizën e ushqimeve.

G8 Gipfel in Japan, Angela Merkel und Yasuo Fukuda
Merkel gjatë takimit me kryeministrin e Japonisë, Yasuo Fukuda, në G8Fotografi: AP

Samiti i zhvillon punimet nën hijen e protestave të antiglobalistëve. Japonia i toleron protestat e antiglosbalistëve, por nga ana tjetër i mban ato nën kontroll duke mobilizuar mbi 20.000 policë për sigurinë.