1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i Organizatës botërore të tregtisë do të rinisë negociatat

Karl Zawadsky21 Korrik 2006

Procesi multilateral i OBT-së është i vështirë dhe i shoqëruar nga grindjet. Megjithatë ai ja vlen për të gjithë partnerët e tregtisë botërore, por para së gjithash për vendet më të varfra dhe më të dobëta

https://p.dw.com/p/Aqp7
Organizata Botërore e Tregtisë në Gjenevë
Organizata Botërore e Tregtisë në GjenevëFotografi: AP

Vendet më të industrializuara të botës si edhe vendet e botës së tretë synojnë që të rifillojnë negociatat e vështira mbi liberalizimin e tregtisë botërore. Kjo doli në fundjavën e shkuar nga samiti i tregtisë botërore mes shteteve të G8-s dhe Kinës Brazilit, Indisë, Meksikës e Afriëks së Jugut. Akoma në këtë muaj do të zhvillohen në Gjenevë dy takime ministrore të Organizatës botërore, njëri në këtë fundjavë.

Po qe se do të sillnim ndër mend proverbin e dalë nga përvoja të diplomatëve të tregtisë "kush lëviz i pari ka humbur", atëherë në negociatat e OBT-së prej muajsh nuk ka lëvizur asgjë. Ai që filloi para pesë vitesh në Katar, pra i njohuri me emrin raundi i Doha-s, për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë botërore, dukej deri para fundjavës së fundit si i destinuar për të dështuar.

Por tanimë sërish ka shpresa për reduktimin e subvencioneve agrare që dëmtojnë tregtinë, për uljen e doganave për mallrat industrialë dhe për hapjen e mëtejshme të tregjeve të shërbimeve. Pasoja do të ishte: një rritje e konsiderueshme e mirëqenies, nga të cilat vendet e varfra do të përfitonin më shumë se sa vendet e industrializuara, por po qe se çdo gjë do të rrjedhë ashtu si ishte parashikuar në raudin e parë të Doha-s.

Në rast dështimi të raundit të Organizatës Botërore të Tregtisë përgjegjësinë nuk duan ta marrin përsipër as vendet më të rëndësishme të botës së tretë dhe as vendet e industrializuara. Në samitin e Petersburgut ato sinjalizuan gadishmëri për kompromis dhe kështu u dha sinjali për negociatat. Puna në detaj është një çështje e sekretariatit të Organizatës botërore të tregtisë në Gjenevë dhe e ministrave të tregtisë.

Edhe presioni kohor të bën që të shpresosh. Kush luan tani me kohën, ai rrezikon dështimin e raundit të Organizatës botërore të tregtisë.

Sepse në fund të vitit përfundon e ashtuquajtura "Trade promotion authority" pra, "autoriteti promouves për tregtinë" i presidentit amerikan. kjo do të thotë që në rast se në pranverën e ardhshme duhet të kalojë në kongresin amerikan një kontratë e re e Organizatës botërore të tregtisë, atëherë ajo duhet të që të nënshkruhet në këtë vjeshtë. Përndryshe kongresi amerikan mund ta copëzojë atë dhe të mos e konsiderojë si një të tërë. Ky do të ishte një shans për proteksionistët nga vendet rurale të Amerikës. Pasi SHBA dhe Europa kërkojnë që të ulen subvencionet ndaj bujqve, me qëllim që vendet në zhvillim dhe ato në kalim të mund të eksportojnë produketet e tyre agrare më me sukses.

Përkundërkësaj këto vende do të reduktojnë pengesat e doganave dhe tregtisë për mallra industriale dhe shërbime të vendeve të industralizuara.

Çmimi i dështimit të këtij raundit të Organizatës botërore të tregtisë do të ishte shumë i lartë. Globalizimi do të marshonte po me ato hapa si ekspansioni i tregtisë botërore, por pa dorën rregulluese të Organizatës botërore të tregtisë dhe gjyqësinë e saj, ky proces do të dilte nga binarët dhe do të përfundonte në favor të më të fortit.

Siç tregon përvoja shtetet e mëdha të industrializuara e kanë shumë më kollaj të boksojnë interesat e tyre kur bëhet fjalë për marrëveshje bilaterale tregtare. Çmimin e dështimit do ta paguanin së pari vendet e vafra. Ai do të bënte madje që të vihej në dyshim ekzistenca e Organizatës botërore të tregtisë dhe me këtë edhe gjyqësia e saj dhe sistemi i sanksioneve, nga të cilat përfitojnë partnerët tregtarë më të dobët. Procesi multilateral i OBT-së është i vështirë dhe i shoqëruar nga grindjet. Megjithatë ai ja vlen për të gjithë partnerët e tregtisë botërore, por para së gjithash për vendet më të varfra dhe më të dobëta.