1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Saranda parapëlqehet prej mijëra pushuesve

Odise Kote27 Korrik 2008

Investimet e shtetit dhe partneriteti i biznesit vendor me kompanitë turistike të huaja japin fryte

https://p.dw.com/p/Ekfl
Fotografi: Francesc Guillamet

Zhvillimi turizmit mbetet një nga sfidat kryesore të qeverisë shqiptare për një ritëm të shpejtë të rritjes ekonomike të vendit. Mijëra pushues në këto ditë të nxehta korriku kanë zgjedhur e preferuar Sarandën, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike jo vetëm të Shqipërisë, por të krejt rajonit. Në Sarandë këtë sezon gjen edhe një copë Kosove, Maqedonie, por nuk mungojnë pushues nga e gjithë bota.


Çdo ditë në portin e Sarandës ankorohen anije, tragete e deri kroazierë amerikanë me vizitorë e pushues që vijnë nga e gjithë bota. Autobusë të panumërt turistikë dhe agjenci që prenotojnë pa pushim hotele, nga ato me yje të certifikuara e deri tek hotele popullore e shtëpi që jepen për pushime. Sitet arkeologjike, festivali mesdhetar i teatrove europiane, Butrinti, e deri tek manastiret e shenjtorëve janë në dispozicion të vizitorëve. Baret, restorantet, pubet e diskot e natës zhurmojnë nga tingujt shqiptarë, të sambas, grekë, italianë, muzikës nga e gjithë bota. Ky është një vizatim i shpejtë i një dite nga Saranda, korrik 2008.


Megjithatë për Sarandën pushuesit e huaj por dhe ata vendas kanë ende pretendime për infrastrukturën, pse jo edhe për çmimet që shpesh e humbin arësyen. Në Sarandë këtë sezon gjen një copë Kosove, Maqedonie, por nuk mungojnë pushues nga e gjithë bota. Nëpër rrugët e Sarandës gjen prishtinas, prizrenas, tetovarë, banorë të Shkupit e Strugës.


Investimet e fuqishme të kryera nga qeveria shqiptare, partneriteti me biznesin vendor e kompanitë turistike më të rëndësishme europiane e kanë shndëruar bregdetin jugor në perlën e turizmit shqiptar.