1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Seri shpërthimesh në qytetin e Timoshenkos

dpa/rtr/Ajazaj27 Prill 2012

Në qytetin industrial ukrainas Dnipropetrovsk brenda pak minutash kanë shpërthyer shumë bomba. Autoritetet bëjnë të ditur se si pasojë janë plagosur të paktën 27 vetë. Sfondi është ende i paqartë.

https://p.dw.com/p/14lxC
Tram i dëmtuar nga shpërthimi i një bombe në Dnipropetrovsk të Ukrainës
Fotografi: Reuters

Sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase për Emergjencat kanë ndodhur katër shpërthime të njëpasnjëshme në kohën e drekës në sheshe të frekuentuara të qytetit industrial Dnipropretrovsk, rreth 400 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kiev. Bombat ishin fshehur në kosha plehrash. Dy prej shpërthimeve ndodhën në një stacion metroje dhe një në kinema. Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë për panik dhe skena konfuzioni në qytetin me 1,1 milionë banorë. Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç i quajti atentatet një sfidë ndaj shtetit. "Ne do të mendojmë për reagimin përkatës", tha ai. Ministri i Brendshëm ukrainas Vitali Sahartçenko deklaroi se do të shkonte menjëherë në Dnipropretrovsk. Prokuroria foli për një "atentat terrorist".

Shpërthimet në Dnipropetrovsk shkaktojnë dëme materialie dhe të lënduar.
Shpërthimet në Dnipropetrovsk shkaktojnë dëme materialie dhe të lënduar.Fotografi: Reuters

Mjekët gjermanë të gatshëm për kontrolle mjekësore për Timoshenkon

Ukraina gjendet aktualisht në qendër të kritikave për shkak të sjelljes me ish kryeministren Julia Timoshenko, e cila vuan një dënim me burgim. 51-vjeçarja e sëmurë ka hyrë në grevë urie. Mjekë të spitalit gjerman Charité janë shprehur të gatshëm ta vizitojnë edhe njëherë Timoshenkon. Shefi i Charité-së Karl Max Einhäupl ka shprehur megjithatë dyshime nëse terapia e nevojshme mund të kryhet me sukses në Ukrainë. Qeveria gjermane paralajmëroi atë ukrainase të mos luajë me kohën në rastin e Timoshenkos.