1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Seri sulmesh të rënda në Turqi, më shumë se 20 të plagosur

Ulrich Pick28 Gusht 2006

Në të kaluarën ekstremistët kurdë kanë pasur si qëllim të godasin gjithmonë vendet turistike të plazheve turke. Por, kush fshihet pas sulmeve të fundit në plazhet turke?

https://p.dw.com/p/Aqoh
Sulm në Stamboll
Sulm në StambollFotografi: ap


Natën e kaluar në të njëjtën kohë ndodhën katër shpërthime të fuqishme.Tre prej tyre në plazhin e detit Mesdhe, Marmaris dhe një tjetër në metropolin e Stambollit. Sipas të dhënave të fundit të policisë, 27 njerëz janë plagosur, njëri prej tyre ndodhet në në gjendje të rëndë. Bomba e parë në Marmaris ka shpërthyer pak pas mesnatës.

Ishte një paketë bombë e cila ishte vendosur në një karrike të një autobuzi udhëtarësh. Dy shpërthimet e tjera ndodhën njëra në një lokal argëtimi dhe tjetra në një vendbanim qytetarësh. Nga shpërthimet e bombave janë plagosur dhjetë turistë britanikë dhe njëmbëdhjetë turq. Sa persona janë prekur nga të tilla eksplozivë, ende nuk dihet saktë, sepse të dhënat nga burime të ndryshme nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën.

Të gjitha sulmet kanë ndodhur brenda një çerek ore. Më herët, të djelën në mbrëmje vonë, një eksploziv kishte shpërthyer në lagjen e qytetit të Stambollit, në Bagçilar. Edhe këtu ishte vendosur një paketë bombë, ku sipas të dhënave të presidentit të policisë së Stambollit, janë plagosur gjashtë persona.

Por kush fshihet pas këtyre sulmeve, deri tani ende nuk dihet. Spekullimet e para shkojnë në drejtim të kurdëve militantë, të cilët vitin e kaluar morrën përsipër atentatet e qëllimshme në zonat turistike.

Fusha e turizmit vlerësohet si thembra e Akilit në ekonominë turke. Në përgjigje të kësaj , policia turke ka shtuar masat e sigurisë në këtë stinë vere, veçanërisht në vendet ku numri i turistëve llogariitet të jetë i madh.