1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sfidat dhe frika nga zgjërimi i BE

Kerstin Winter17 Mars 2004

Procesi i zgjërimit me dhjetë vende të reja do të përfundojë me një maj. Mirëpo, procesi i zgjërimit ka hapur edhe disa cështje problematike.

https://p.dw.com/p/ArI1
Kalimi kufitar me Cekine
Kalimi kufitar me CekineFotografi: dpa

"Migrantët e ri të BE po e shkatërrojnë sistemin e dobtë shëndetsor" - ishte ky një titull i gazetës bulevardeske britanike, "The Sun" i botuar para pak javësh. Dhe kjo përputhet me shkrimet senzacionaliste të mediave në prag të zgjërimit të BE, ku thuhet se pas zgjërimit pritet një valë e re e migrantëve nga vendet lindore, që do të ndikojnë në shkatërrimin e sistemit social dhe tregut të punës.
Komisioneri për zgjërimin e BE, Gynter Ferhojgen i shikon me brengosje këta tituj. Javën e kaluar ai mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian ku tha se bashkëpërgjegjëse për këto tendenca janë edhe qeveritë e shteteve anëtare të BE. Me politikën e tyre ato po e nxisin shtypin bulevardesk për të trajtuar sfidat e këtilla, ndonëse dihet që janë nxjerrë ligje dhe masa të vecanta për evitimin e valëve të puntorëve nga lindja në perëndim. Ndërkohë që askush nuk shkruan për konceptet integrative.
Petra Ehrler, bashkëpuntore e Ferhojgen, thotë se ekszistojnë probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me ligje.
"Tendenca për rënjen e mirëqenjes në Evropë, zhvillimet e paqarta në lindje të Evropës, kufijtë e hapur të cilët do të kalohen jo vetëm për qëllime të mira. Janë këto dukuri që mund të zgjidhen vetëm përmes një rishikimi të zhvillimeve në Evropë në 40 vjetët e fundit. Dhe ky është pikërisht procesi integrues", thotë ajo.
Sipas Petra Ehrler, Komisioni Evropian llogarit me kalimin vjetor të 350.000 emigrantëve nga vendet e reja anëtare në ato të vjetra. Prandaj duhet hartuar koncepte shumë konkrete për integrimin e tyre. "Në vitet 1989 dhe 1990, kur festuan rënjen e perdes së hekurt, harruam që të përballemi me këtë problematikë. Dhe kjo ka rezultuar me krijimin e problemeve të shumta të cilat nuk janë debatuar më parë. Në vitin 2011 do të përballemi me pasojat e zhvillimeve demografike. Ne kemi nevojë për fuqi puntore, me synim që, për shembull, të funksionojnë edhe sistemet sociale dhe shëndetësore. Atëherë do të flasim ndryshe për zhvillimet e tanishme, sepse nuk do të kemi mjaft motra medicinale dhe mjekë për të trajtuar të sëmurët". mendon Ehrler.
Shumica e vendeve të BE janë përcaktuar për një kufizim prej shtatë vjetësh. Brenda kësaj kohe ato do të përcaktojnë nëse do të hapin dhe në cilat fusha do të hapin tregjet e punës për firmat e vendeve të reja antare. Britania e Madhe, për shembull, ka vendosur që njerëzit nga shtetet e reja anëtare, për dy vjet mund të kenë vetëm një leje të kufizuar pune. Ndërkohë që nuk kanë të drejtën e pagesave sociale. Ministri i brendëshëm David Blunkett thotë se qëllimi është frikësimi i atyre që duan të keqpërdorim mikpritjen e këtij vendi.
Gynter Ferhojgen është i mendimit se ligjet në momentin e fundit krijojnë vetëm panik. Thomas Steg, zëvendës i zëdhënësit qeveritar në Berlin, thotë se këto kritika janë paushale, sepse Gjermania kaherë e ka identifikuar këtë problem.
"Sa i përket pohimeve për ligjet në momentin e fundit, për rregullimin e tregut të punës ne kemi nxjerrë ligjet përkatëse para dy ose tre vjetësh. Dhe këto ligje duhet të rregullojnë fazën kalimtare pas anëtarësimit të vendeve të reja", pohon ai.
Megjithatë është e qartë se duhet sqaruar edhe shumë gjëra të tjera. Zgjërimi në lindje i BE është një projekt i cili do të shkaktojë ndryshime të mëdha politike, ekonomike dhe sociale.
"Natyrisht që në lojë janë edhe emocionet dhe frika. Ekziston një lloj pasigurie dhe njerëzit duan të informohen për të gjitha gjërat. Frika është prezente si në lindje ashtu dhe në perëndim, sepse kjo është cështje që i takon të gjitha vendeve. Prandaj me qetësi duhet shpjeguar këto gjëra. Problemet e vogla që ende janë prezente, janë me të vërtetë të vogla në krahasim me dimenzionin e jashtëzakonshëm histroik", thekson Steg.
Me synim informimin sa më të mirë për zgjërimin e BE në lindje, Qeveria gjermane ka dërguar edhe një të ashtuquajtur "Euro - Bus". Kjo zyrë mobile për informim do të kalojë nëpër 40 qytete të shteteve të reja anëtare dhe do t'u pasqyrojë gjermanëve një fotografi të këtyre vendeve.
Thomas Steg megjithatë ka mirëkuptim për disa qëndrime të komisionerit Ferhojgen: "Besoj se si komisioner për zgjërimin e BE, ai nuk e sheh këtë proces të përfunduar me një maj. Bashkangjitja është një proces i cili duhet të vazhdojë edhe më tej, dhe ai ka për synim sqarimin e të gjitha elementeve me qëllim që projekti të jetë sa më i suksesëshëm".

Kerstin Winter