1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Ja si mund të sulmohet Siria

Hartlep, Michael/Amarildo Topi27 Gusht 2013

Pas përdorimit të gazit helumes dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave ka marrë fund. SHBA thotë se është kaluar vija e kuqe dhe ka tre mundësi ndërhyrjeje ushtarake.

https://p.dw.com/p/19WQd
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qindra të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur, ky është bilanci i luftës vetëm javën e shkuar në në kryeqytetin sirian Damask sipas Mjekëve pa Kufij . Shumë qeveri perëndimore besojnë se Presidenti Assad është përgjegjës për sulmet me armë kimike. Presidenti Obama ka deklaruar para disa muajsh se përdorimi i armëve kimike do të ishte kalimi i vijës së kuqe. Në këtë rast regjimi i Assadit do të përballej me "pasoja serioze". Pikërisht tani ato janë gjithnjë e më të mundshme. Sipas burimeve pranë autoriteteve të sigurisë amerikane Shtëpia e Bardhë ka diskutuar tre skenare:

1. Zonë ndalim-fluturimi

Një zonë ndalim-fluturimi do të thotë që amerikanët të ndalojnë qarkullimin ajror në një zonë të caktuar. Më pas helikopterët dhe avionët sulmues të ushtrisë siriane nuk duhet të ngrihen në ajër dhe atëherë Assad nuk do të jetë më në gjendje të sulmojë nga ajri rebelët. "Për rebelët do të ishte një ndihme e madhe", thotë Hans-Joachim Schmidt nga Fondacioni për Studime të Paqes dhe Konflikteve në Hessen.

Sidoqoftë amerikanët duhet të nxjerrin jashtë loje mbrojtjen ajrore siriane, thotë Paul Rogers, ekspert sigurie pranë Oxford Research Group. Kjo do të kushtonte shumë dhe do të ishte e rrezikshme, sepse Rusia ka pajisur Sirinë me një sistem mbrojtës modern. "Nëse rusët furnizojnë, amerikanët do të kenë një problem të vërtetë ", thotë Schmidt. Ai nuk e mendon të mundshëm vendimin e SHBA për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi: "Një gjë e tillë do të përfshinte shumë Amerikën në konflikt dhe qeveria amerikane nuk e do një gjë të tillë." Për aprovimin e një zone ndalim-fluturimi është i nevojshëm edhe një votim unanim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kina e Rusia nuk do të bëjnë një gjë të tillë.

Syrien Tauben sind mutmaßlich von Giftgas getötet worden
Fotografi: Reuters

2. Sulm me raketa

Edhe me sulmet me raketa Kruiz SHBA mund të shkatërrojnë shumë aerodrome ushtarake dhe mund të dobësojnë kapacitet ajrore të Sirisë. "Këto raketa kanë një rreze shkatërrimi prej 20 metrash dhe dhjetë të tilla do të mjaftonin për shkatërrimin e një objektivi", thotë Rogers. Amerika ka stacionuar në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse, të cilat janë në gatishmëri. Avionët ushtarakë më pas nuk mund të ngrihen më në ajër.

UN Inspektoren in Syrien 26.08.2013
Fotografi: picture-alliance/dpa

Schmidt nga Fondacioni për Studime të Paqes dhe Konflikteve e shikon ndërhyrjen ushtarake si një opsion të mundshëm. "SHBA nuk do të përfshihet shumë në këtë konflikt. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte efektive, por e kufizuar, si një sinjal që të mos përdoren më armë kimike." Gjithashtu edhe kjo mënyrë e sulmit duhet të marrë aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo është pamundur.

3. Ndihma me armë për rebelët

Zyrtarisht SHBA deri tani nuk ka mbështetur më armë rebelët, por ka dhënë ndihmë mjekësore. Rebëlët marrin armë dhe municione përmes Turqisë dhe Jordanisë, me financime nga Arabia Saudite dhe Emirate të tjera të vogla, shprehet Rogers. Schmidt e shikon me skepticizëm ndihmën konkrete me armë: "Për armët moderne amerikane rebelët duhet të trajnohen në fillim." Kjo kërkon shumë kohë.

An activist wearing a gas mask stands next to a dead dog as he looks for dead bodies to collect samples to check for chemical weapon use, in Zamalka area, where activists say chemical weapons have been used by forces loyal to President Bashar Al-Assad in the eastern suburbs of Damascus August 22, 2013. REUTERS/Bassam Khabieh (SYRIA - Tags: POLITICS CIVIL UNREST CONFLICT ANIMALS)
Fotografi: Reuters

Sidoqfotë një problem për këtë opsion është që radikalët Islamistë të Frontit-Nusrah mund të kthehen në fraksionin më të fortë të rebelëve. Po aq shumë sa amerikanët duan që Assad të iki nga pushteti, edhe të tjerët nuk duan që sistemi modern i mbrojtjes nga raketat të mos bjerë në duart e radikalëve islamikë. "Ekziston frika se situata mund të bëhet akoma më shumë problematike, në rast se në vend të Assadit në pushtet vijnë islamistët", thtoë Rogers.

... po diplomacia?

Por edhe një ndërhyrje e kujdesshme mbetet një ndërhyrje. Prandaj edhe SHBA është në mëdyshje. "Është e vështirë të parashikohet se cilat mund të jenë pasojat", thotë eksperti i sigurisë Rogers. Presidenti sirian ka bërë të ditur se në rast të një sulmi e gjithë Lindja e Mesme do të kthehet në "top zjarri". Irani mund të intesifikojë operacionet me Hezbollahun në Liban kundër Izraelit dhe të mbështesë akoma më shumë talibanët për të dëmtuar sa më shumë amerikanët, thotë Schmidt.

Prandaj ai mbështet një opsion të katërt, që nuk përmendet më në raportimet e mediave: Presioni diplomatik. „Mund të ashpërsohen kërcënimet, por në rast të një sulmi tjetër më armë kimike duhet të ketë reagim dhe më saktësisht me një kundërsulm të vërtetë.“ Sidoqoftë Schmidt thotë se ka mjaftueshëm prova për të nisur një sulm. Kur, si dhe ku nuk është ende e qartë. Ndoshta SHBA është ende në kërkim të aleatëve për këtë sulm.