1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shefi i Guardian: Presion i madh i Londrës lidhur me aferën NSA

(afp, dpa)/A Verbica20 Gusht 2013

Ajo, që rrëfen Alan Rusbridger në lidhje me sjelljen e qeverisë Cameron me gazetën e tij, është e kundërta e asaj, që bota kupton me understatement britanik. Liria e shtypit ka gjithsesi tjetër pamje.

https://p.dw.com/p/19StQ
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 04: Alan Rusbridger, the editor of the Guardian leaves Downing Street on December 4, 2012 in London, England. Most editors of the national daily newspapers are meeting the Prime Minister David Cameron and culture secretary Maria Miller in Downing Street to discuss ideas for a new system of press regulation. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)
Fotografi: Getty Images/Dan Kitwood

Gazeta britanike "The Guardian" sipas të dhënave të veta është vënë nën presionin masiv të qeverisë në Londër për shkak të dokumenteve sekrete të ish-punonjësit të NSA-së, Edward Snowden. Botuesi Alan Rusbridger shkroi të hënën në mbrëmje, se gazetës i është kërkuar shkatërrimi, apo dorëzimi i materialit të Snowdenit . Qeveria ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës.

"Tani duam të na ktheni materialin"

Rusbridger shkruante më tej, se dy punonjës të shërbimit sekret britanik GCHQ kishin mbikqyrur në ndërtesën e gazetës shkatërrimin e hardisqeve. Ky ishte një nga "momentet më absurdë" të historisë së gjatë të "Guardian-it", tha ai.

Rusbridger tha se fillimisht është kontaktuar pak më shumë se para dy muajsh nga një zyrtar shumë i lartë i qeverisë së kryeministrit David Cameron. Në dy takimet e mëvonshme është kërkuar kthimi, apo shkatërrimi i të gjithë materialit, në bazë të të cilit punon gazeta. Para një muaji ai kishte marrë një telefonatë nga qeveria, në të cilën thuhej: "Bëtë qejf sa mundët, tani duam të na e kthemi materialin tonë." Në një nga takimet e mëvonshme kërkesa kishte mbetur e njëjta: të shkatërrohen, ose të kthehen. Rusbridger kishte deklaruar se "Guardian" nuk mund të vazhdojë të punojë në këtë çështje, në qoftë se përmbushej kjo kërkesë. Bashkëpunëtori i qeverisë kishte thënë: "Ju e patët diskutimin tuaj´. Nuk ka asnjë arsye për të shkruar më shumë."

Sipas botuesit Rubsbridger, shërbimi i fhshetë GCHQ krijoi "momentet më absurdë" në historinë e gjatë të "Guardian-it"
Sipas botuesit Rubsbridger, shërbimi i fhshetë GCHQ krijoi "momentet më absurdë" në historinë e gjatë të "Guardian-it"Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndërkohë ndalimi dhe mbajtja në aeroportin Heathrow të Londrës e partnerit brazilian të gazetarit investigativ të "Guardian-it" Glenn Greenwald ka sjellë me vete vorbulla të tjera politike. Qeveria braziliane këmbëngul për një shpjegim nga Britania e Madhe. Ministri i Jashtëm Antonio Patriota deklaroi, se do të flasë me homologun e tij britanik William Hague lidhur me këtë çështje. Greenwald është në fokus për shkak të bashkëpunimit të tij me zbuluesin amerikan të shërbimit të fshehtë Snowden.

"Njerëzit nuk e dinë, se çfarë po ndodh me të vërtetë"

Patriota tha se arrestimi i përkohshëm i Mirandas ka qenë i pajustifikueshëm: "Unë pres, që një gjë e tillë të mos ndodhë përsëri .... Ne vazhdojmë të përjetojmë disa ekscese dhe devijime në çështjen e luftës kundër terrorizmit." Kjo luftë duhet të bazohet në parimet e multilateralizmit, ligjit ndërkombëtar dhe të racionalitetit.

Miranda kishte kërkuar të hënën pas mbërritjes së tij në aeroportin e Rio de Janeiros, që qeveria braziliane të reagojë kundër arrestimit të tij në aeroportin e Londrës. "Unë pres, që qeveria braziliane të ndërmarrë diçka, sepse njerëzit nuk e dinë se çfarë po ndodh me të vërtetë", tha ai sipas një shkrimi në gazetën "Folha de Sao Paulo". 28-vjeçari student i marketingut u muar në pyetje të dielën në Londër nga agjentët britanikë të sigurisë për gati nëntë orë. Ai nuk u lejua të merrte avokat. Britanikët i bazohen në një ligj kundër terrorizmit, që lejon arrestimin pa urdhër ligjor dhe pa të drejtën e përfaqësimit ligjor. "Unë jam mbajtur në një dhomë, në të cilën agjentët e (Scotland Yard-it) hynin dhe dilnin dhe ndërroheshin, duke më marrë në pyejte", tha Miranda. Ata e kishin pyetur atë mbi gjithë jetën e tij dhe i kishin marrë kompjuterin, telefonin celular dhe aparatin fotografik. Por ai as nuk ishte kërcënuar e as nuk ishte trajtuar në mënyrë agresive.

"Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira"

David Miranda (majtas) pritet në aeroportin e Rio de Janeiros nga parnteri i tij, punonjës i Guardian, Glenn Greenwald
David Miranda (majtas) pritet në aeroportin e Rio de Janeiros nga parnteri i tij, punonjës i Guardian, Glenn GreenwaldFotografi: picture-alliance/dpa

Në Rio de Janeiro Miranda u prit nga Greenwald në aeroportin Tim Jobim (Galeão). Në Londër ai kishte bërë vetëm një ndalesë rrugë për në Brazil nga Berlini, ku ai kishte takuar një gazetare të gazetës britanike "The Guardian". Greenwald e cilësoi incidentin si frikësim të shtypit. Ai do të përgjigjet me shkrime edhe "më agresive".

Qeveria e SHBA, e cila dëshiron t'i bëjë gjyq Snowden-it për zbulimet e tij për programet e spiunimit të shërbimeve të fshehta amerikane dhe britanike, hodhi poshtë çdo përfshirje në incidentin në Londër. "Shtetet e Bashkuara nuk janë (...) të përfshira", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në Uashington.