1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sherbimi mjekesor në Gjermani

Bernd Gräßler23 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/Ar7V
Fotografi: Bilderbox

Ka kohë që sekretaria e spitalit të gjithë emrat e vështirë të bashkëpuntorëve i shkruan pa asnjë gabim. Nuk është ndonjë mrekulli, sepse emri i Agata Magdziarek për shembull, është shumë shpesh në orarin e punës. Kjo 28 vjecare, ka ardhur në Zitau të Gjermanisë lindore, sepse si ndihmësmjeke në qytetin e saj Logj të Polonisë, nuk kishte ndonjë perspektivë.

"Tek ne ka tepër mjekë. Ndërsa unë dëshiroja të punoja në një spital, ku kontrollet, diagnostifikimi dhe mundësitë e shërimit janë në një nivel shumë më të lartë. Tek unë nuk kishte ndonjë mundësi për të gjetur punë", thotë ajo.

Gjashtë muaj ka zgjatur deri sa ajo ka fituar të drejtën e punës në Gjermani. Agata Megdziarek thotë se për një vit me radhë punon pa asnjë problem: "Super! Do të thosha se atmosfera është shumë më e mirë se tek ne. Kolegët e ri që kanë mbetur në Logj thonë se merren me shkrimin e shumë deokumenteve dhe me një burokraci të tepruar. Këtu të gjithë janë të gatshëm për të ndihmuar të kryesh punën". Punë ka mjaft, sepse në Zitau sikurse dhe në të gjitha spitalet e Gjermanisë lindore ka mungesë mjekësh. Mjekët e ri gjermanë, nuk vijnë për të punuar këtu, thotë radiologu dr. Gerald Gerlach. Prandaj cdo i gjashti mjek në këtë spital është polak apo cek. "Ne kemi ndërkohë nëntë kolegë nga Polonia dhe Cekia dhe pa ndihmën e tyre nuk mund të paramendohet kryerja e shërbimeve as në pjesën e spitalit për sëmundjet e brendëshme si dhe kirurgji", thotë ai.

Në spitalin e sëmundjeve të brendëshme punon edhe Marek Bohac. Ai është një prej 400 mjekëve cekë të cilët ndërkohë punojnë në spitalet gjermane. Shumicën e rrugës prej vendlindjes së tij në Ceki e deri tek spitali në Zitau, ai kalon me bicikletë. Ai paguhet sipas tarifave gjermane të punës, që do të thotë tri herë më shumë se në spitalet ceke. Tek kolegja e tij polake, dallimi është edhe më i madh. Të dy ata në Zitau kanë shansa të mira për vazhdimin e përsosjes profesionale, gjë që në vendlindjen e tyre do të ishte pothuajse e pamundur.

"Këtu ka më shumë mundësi se tek ne. Shikuar nga gjendja ekonomike, kushtet poashtu janë më të mira se në Ceki, mirëpo ky nuk ishte shkaku kryesor për ardhjen time në Gjermani. Për mua përsonalisht shumë më e rëndësishme është të mësoj gjuhën dhe të njihem me përvojat e punës", pohon Bohac.

Pacientët gjermanë nuk kanë treguar deri tani ndonjë paragjykim ndaj mjekëve të huaj: "Kam pasur brenga të këtilla, por deri tani nuk ka ndodhur kurrë. S'ka problem dhe më duket se ndonjë herë është më mirë se në Ceki. Unë kam pasur vetëm dy herë probleme, por me pacientë nën ndikimin e alkoholit. Gjëra të tilla ndodhin edhe tek ne dhe besoj që këto probleme nuk ishin për shkak të përkatësisë sime nacionale", thonë ata.

Mendime të ndryshme ata kanë për dallimet mes spitaleve në Gjermani dhe në vendet e tyre. "Këtu ka më shumë para për të gjitha. Më shumë para për diagnostifikime, kotrolle, shërime si dhe për pacientët", thotë Magdziarek. Ndërsa Marek Bohac në radhë të püarë thekson gjërat e përbashkëta: "Sistemi dallon shumë pak, sepse edhe në Ceki spitalet dallojnë mes vete. Më duket se nuk ka ndonjë dallim tepër të madh. Për një gjysmë viti kam punuar edhe në Britania të Madhe, dhe mund të them se atje ka dallime. Mirëpo në Austri, Ceki dhe Gjermani, sitemi i punës është i ngjashëm. Më duket kjo ka të bëjë edhe me faktin se edhe njerëzit janë me një histori të ngjashme".

Në këtë trekëndësh jetojnë shumë mirë mes vete gjermanë, polakë dhe cekë. Shumë cështje burokratike janë tejkaluar edhe para zgjërimit të BE. Në vitin 1997, spitali i qytetit polak Bogatynia për herë të parë ka sjellë një pacient në Zitau, për shkak se nuk kishte mjetet e duhura, kujtohet radiologu Gerlach. "Kolegët polakë ndërkohë kanë kompjutorët e vet radilogjik dhe janë në gjendje të kryejnë kontrollet e duhura. Ndërkohë jemi në gjendje të komunikojmë me ta edhe përmes rrugëve tele - medicinale, e ndonjë herë kështu të zhvillojmë edhe konsultime ekspertësh", thekson ai. Në afërsi të Zitau dhe Bogatynia është qyteti cek Leberec. Të tri spitalet e këtyre qyteteve janë të lidhura me rrugë digjitale mes vete. Dallimi i vetëm tashti është që rastet emergjente që vijnë nga këto vende tek radiologët gjermanë, nuk mund të kryhen pa para. Këtë nuk e lejon domosdoshmëria e kursimeve në sistemin shëndetsor të Gjermanisë.