1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281008 Obama Anschlag vereitelt

Ralph Sina28 Tetor 2008

Një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, autoritetet amerikane duket se kanë arritur të shmangin një atentat kundër Barak Obamës.

https://p.dw.com/p/Fiih
Obama para zgjedhësveFotografi: AP

Në shtetin federal Tenesi, u arrestuan dy burra, të cilët planifikonin një gjakderdhje në rradhët e popullsisë me ngjyrë, dhe vrasjen e kandidatit demokrat për president Barak Obama. Policia e ndaloi gjatë një kontrolli rutinë në qytetin Almo në shtetin e Tenesit, automjetin e dy të rinjve, 18 dhe 20 vjeç. Në bagazhin e makinës ishin fshehur shumë armë, njoftoi kanali televiziv CNN.

Agjentët specialë të policisë federale, përgjegjës për armët dhe lëndët shpërthyese, zbuluan një pushkë, tre pistoleta dhe një pushkë gjahu. Dy naziskinët deklaruan se me këto armë ata kishin qëllim të vidhnin një dyqan armatimesh për t'u armatosur rëndë.

USA Wahlen Demokraten Hillary Clinton und Barack Obama in CNN
Lajmin e dha kanali televiziv CNN. Në pamje Obama dhe Klinton në një debat televizivFotografi: AP

Masakër ndaj të rinjve me ngjyrë

Me armët e siguruara ata synonin të shkaktonin një masakër në një shkollë, e cila frekuentohet kryesisht nga të rinj me ngjyrë. 102 nxënës duhej të ekzekutoheshin me armë zjarri apo me prerje koke. Ky ishte plani i dy të rinjve, të cilët e cilësojnë veten racistë të bardhë. Më pas ata do të shkonin në një miting elektoral të kandidatit demokrat Barak Obama, për të qëlluar mbi të nga dritarja e makinës së tyre, njoftojnë agjensitë e lajmeve dhe kanali televiziv CNN.

Vrasja e kandidatit me ngjyrë për president Barak Obama, sipas fjalëve të radikalëve të djathtë, do të ishte finalja e masakrës në rradhët e afroamerikanëve. Dy naziskinët, të cilët ishin njohur përmes forumeve të radikalëve të djathtë në internet, e shohin veten si atentatorë vetëvrasës dhe kishin llogaritur edhe vdekjen e tyre në atentatin e planifikuar kundër Obamës, njoftoi CNN.

Dy të rinjtë e arrestuar do të paditen për mbajtje armësh të parregjistruara, plane për vjedhje të armëve të zjarrit dhe për kërcënim të një kandidati për president. Të enjten ata do të dalin sërisht përpara gjykatës së shkallës së parë.

Bildgalerie Obama in Berlin Autofahrer versprühte rote Farbe an der Siegessäule und fuhr in Umzäunung
Një ditë para mbërritjes së Obamës në Berlin pati një përpjekje për atentat në zonën ku do të zhvillohej mitingu i tijFotografi: picture-alliance/dpa

Obama ruhet si asnjë kandidat tjetër më parë

Frika ndaj një atentati kundër presidentit të parë me ngjyrë në SHBA, është e madhe. Kujtimi i vrasjes së aktivistit me ngjyrë për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, dhe atentatet vdekjeprurëse kundër ish presidentit demokrat Xhon F. Kenedy (John F. Kennedy), dhe vëllait të tij Robert Kennedy (Robert Kennedy), është kudo i pranishëm. Barak Obama, i cili shpesh cilësohet nga përkrahësit e tij si Kenedi me ngjyrë, mbrohet gjatë shfaqjeve në publik sa asnjë kandidat tjetër më parë.