1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180708 Deutschland Ukraine

Roman Goncharenko21 Korrik 2008

Kancelarja gjermane Merkel viziton të hënën Ukrainën. Temë qëndrore e bisedimeve është dëshira e Ukrainës për t´ju afruar sa më parë NATO-s dhe BE-së.

https://p.dw.com/p/Efpy
Demostratë kundër Natos, Kiev, 16 qershor 2008
Demostratë kundër Natos, Kiev, 16 qershor 2008Fotografi: AP


Sipas kancelares gjermane Angela merkel, kyçi i marrëdhënjes së sukseshme mes Ukrainës dhe Gjermanisë, është: "Një shtet nuk mund të jetë thjesht antar i NATO-s, në rast se nuk jo i gjithë populli është për një antarësim të tillë. "


Kur të arrijë në Kiev Angela Merkel, presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko do ta pyesë kancelaren gjermane së pari, nëse ajo e ka ndyshuar mendjen. Gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht në fillim të prillit, Merkel ishte prononcuar kundër antarësimit të shpejtë të Ukrainës në NATO. Por tani gjërat kanë ndyshuar.


Politologu nga Kievi, Oleksij Haran, mendon se problemi më madh nuk janë paragjykimet ruse, por poltikanët ukrainas, të cilët e bllokojnë rrugën drejt NATO-s: "Si evropianët ashtu edhe gjermanët e shohin instabilitetin politik të Ukrainës. Në rast se presidenti dhe shefja e qeverisë nuk do të gjejnë sa më parë një gjuhë të përbashkët në politikën e brendshme, atëherë ne do të vazhdojmë të dërgojmë sinjale të gabuara drejt Perëndimit."

Ka vite tashmë që ish çifti ideal i revolucionit të portokalltë - presidenti Viktor Jushçenko dhe kryeministrja Julia Timoshenko - janë kthyer në rivalë të ashpër. Lufta që zhvillojnë këta dy politikanë pro-evropianë kundër njëri-tjetrit i ka bllokuar shpesh herë punimet e parlamentit. Madje ekspertët flasin për zgjedhje të parakohshme.


Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje në përpjekjet e saj drejt NATO-s. Zëvednësmisitri i jashtëm e Ukrainës, Kostjantin Jelisejev, u shpreh përpara pak kohësh në Berlin: "Jam i bindur se Gjermania, me zhvillimin e saj historik dhe misionin e saj gjeopolitik, do të japë përgjigjen e duhur kur të shtrohet pyetja nëse Ukraina duhet të antarësohet dikur në shtëpinë evropiane."


Por kjo pyetje do të mbetet pa përgjigje edhe pas vizitës së kancelares gjermane në Kiev, thekson eksperti i saj për çështjet e sigurisë, Christoph Heusgen: "BE-ja ka vetëm një çështje përpara syve aktualisht: Ratifikimin e marrëveshjes së Lisbonës. Zgjerimi nuk është temë e rendit të ditës."


Temë tjetër që kancelarja gjermane do ta bisedojë me partnerët e saj në Kiev është sigurisht energjia. Gazi dhe nafta ruse arrijnë në Gjermani shpesh herë nëpërmjet gazsjellësve ukrainas. Berlini nuk do të përjetojë sërish mungesë energjie si në vitin 2006, kur Rusia e mbyllur rubinetin e gazit për Ukrainën.