1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Parlamenti miraton rezolutën kundër presidentit

13 Qershor 2019

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 100 vota pro rezolutën kundër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky më parë anuloi dekretin që përcaktonte zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

https://p.dw.com/p/3KNf3
Albanisches Parlament in Tirana
Fotografi: DW/A. Muka

Këtë të enjte (13.06) Parlamenti i Shqipërisë miratoi rezolutën kundër përpjekjeve të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë anuloi të shtunën (08.06) dekretin e tij të mëparshëm, që përcaktonte 30 qershorin si datë e zgjedhjeve për pushtetin lokal, duke u nisur nga kriza që po kalon vendi aktualisht në politikën e brendëshme. Këtë vendim të presdientit, rezulta e miratuar në parlament, e quan veprim "absolutisht të pavlefshëm dhe tejkalim të kompetencave kushtetuese e ligjore të presidentit ". Rezoluta prej 10 pikash u miratua me 100 vota pro, shtatë kundër, dy abstenime dhe një i pavotuar. Përmes kësaj rezolute i hapet rruga procedurës për shkarkimin e presidentit.  

Opozita e ka braktisur parlamentin që prej më shumë se tre muajsh dhe vazhdon protestta antiqeveritare duke kërkuar largimin e kryeministrit socialist Edi Rama.