1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtatë rrugë për legalizimin e migrantëve në Greqi

Niko Anagnosti19 Prill 2007

Ministria e Brendshme e Greqisë me një vendim të saj të posaçëm krijon shtatë mundësi të reja për mundësinë e aplikimit të klandestinëve të ndodhur në Greqi para dhjetorit të vitit 2004. Tani do të mund të aplikojnë deri më 30 shtator të këtij viti

https://p.dw.com/p/ArWO
Fotografi: AP

Një vendim ministror i ministrisë së Brendshme, që në formën e një qarkoreje iu dërgua instancave rajonale, aktualizon edhe një herë ambicjen e autoriteteve greke që në mos ti japin fund të kufizojnë ndjeshëm të paktën fenomenin e emigracionin klandestin, ambicje që duhet thënë se deri më tani gjithkujt i kujton mitin e njohur të enës pa fund të Danaive. Konkretisht zgjeron në shtatë mënyra të ndryshme mundësinë e dokumentimit ë prezencës në Greqi të emigrantit të paligjshëm deri më 31 dhjetor të vitit 2004, kusht për aplikimin e tij për lejen unike të qëndrimit edhe të punës.
Shkurt, mjafton një vërtetim regjistrimi i tij apo e fëmijëve nëpër shkollat e arësimit ë ulët edhe të mesëm, një çertifikatë lindjeje para dhjetorit 2004, me njërin nga prindërit e fëmijës të ligjshëm, një çertifikaë martese po para kësaj date me njërin nga bashkëshorët ë ligjshëm, por akoma edhe një vendim negativ për karë jeshile apo homogjeni.

Autoritetet mendojnë se 7 "rrugët" e reja do ë nxjerrin nga zona gri e klandestinit një numër ë madh klandestinesh që përllogariten ende në mbi 100.000, shumica shqiptarë, sic, duket edhe në "hapjet" e shpeshta ë kufirit në raste festash. "Qëndrimi i paligjshëm i emigranëve ëshë turp për kulturën e një vendi pasi krijon premisa për shfryëzimin e tyre dhe nuk lejon integrimin e tyrë ka deklaruar ministri i Brendshëm Prokopis Pavllopullos, duke shprehur edhe një herë vullnetin politik ë qeverisë me moton e saj të viteve të fundit "asnjë emigrant i paligjshëm".

"Në qofë se do të duhet do të ketë edhe ndryshime të tjera" kishte premtuar me kohë ministri, i vënë përballë edhe presionit të spektrit të majtë edhe atij socialist të politikës, shoqatave ë emigracionit por edhe medias. Katalizator në këtë drejtim ishte edhe një studim i Obudsmanit Grek për Athinën edhe Pireun, sipas ë cilit veëm 11.000 klandestinë kanë aplikuar kurse pjesa dërrmuese mbetet ende "jashë murevë për shkak të pamundësisë së dokumentimit të prezencës në Greqi para dhjetorit
të vitit 2004.

Tani, siç thekson edhe vendimi ministror në fjalë, mund të aplikojnë deri më 30 shtator të viti 2007. Është shansi i pesë radhazi dhe bile disa mujor. Ata që do të kapërcejnë
pengesën në fjalë do ta kenë më të lehë edhe me bashkimin familjar, pasi për një gjë ë tillë nuk do të jenë të detyruar të dëshmojnë të ardhura vjetore prej 12.000 euro dhe gjithë të miturit deri në moshën 18 vjeç dhe jo 12 vjeç nuk do të paguajnë lejen e qëndrimit.