1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtatë takime për qetësimin e Ballkanit

30 Tetor 2005

Nga shtypi austriak mbi Kosovën

https://p.dw.com/p/Art7
Ministrja e jashtme austriake, Ursula Plassnik
Ministrja e jashtme austriake, Ursula PlassnikFotografi: AP

Gazeta austriake Die Presse, flet për shtatë përpjekje që pritet të bëhen për Ballkanin.
Austria, e cila merr në 1 janar të 2006, presidencën e rradhës së BE-së, nuk do të guxojë të zhvillojë një konferencë të madhe ballkanike në këtë periudhë. Pas shoshitjes së pikëpamjeve të ndryshme, kjo ide u fut sërish në sirtar. Në vend të idesë së një konference të madhe, janë planifikuar të zhvillohen shtatë takime që duhet të kontribuojnë në qetësimin e Europës juglindore.

Takimi i parë pritet të zhvillohet në një konferencë për Ballkanin perëndimor, që do të mbahet në Vjenë më 25 nëntor. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministrat e brendshëm të rajonit, Komisari për çështjet e sigurisë së brendshme të BE-së, Franco Fratini dhe Ministri i brendshëm austriak, Liese Prokop. Tema e konferencës, e cila është përcaktuar nga presidenca aktuale britanike e BE-së, është kriminaliteti i organizuar, migracioni ilegal dhe probleme të tjera të sigurisë në rajon.

Konferenca e Vjenës do të pasohet nga një seminar i ministrave të drejtësisë së rajonit, tek i cili do të bisedohet për sigurinë dhe sistemet juridike të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Më tej do të takohen ministrat e arsimit, turizmit dhe punës. Në muajin maj, ministrat e brendshëm të rajonit do të bisedojnë sërish për problemet e sigurisë. Pika kultimante do të jetë takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në mars në Strasburg, ku do të diskutohet për afrimin e këtyre vendeve me BE-në dhe për të ardhmen e Kosovës.

Viena Online dhe Kleine Zeitung lexojmë se është duke u shtyrë emërimi i ish presidentit finlandez, Ahtisaari si kryesues i bisedimeve. Vendimi për emërimin e tij mund të merret javën tjetër. Të dyja gazetat i referohen një interviste të Ahtisaarit në televizionin finlandez. Ahtisaari do të shkojë javën tjetër në Nju Jork