1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi evropian i javës mbi perspektivat e zgjerimit të BE-së

1 Tetor 2006

Komisioni i BE-së të martën (26.09) rekomandoi antarësimin më 1 janar 2007 në BE të Rumanisë dhe Bullgarisë duke vendosur njëkohësisht kushte të forta. Ka shumë zëra në Bruksel që pas kësaj faze nuk preferojnë pranimin e antarëve të tjerë në bllok. Shtypi evropian i javës komenton politikën e BE-së për zgjerimin.

https://p.dw.com/p/Arnh

Gazeta austriake "Die Presse" nën titullin "Moral i dyfishtë në Bruksel" komenton: "Hyrja e Rumanisë dhe Bullgarisë është sidoqoftë e arësyeshmë nëse shihet vetëm në aspektin ekonomik. Austria është shemulli më i mirë për këtë. Eksportet në këto dy vende janë më shumë se dhjetëfishuar pas fillimit të viteve nëntëdhjetë. Që në zgjerimin e fundit, rritja e vendeve fqinje ishte një motor për suksesin e brendshëm. Kjo është llogjike: Çdo treg i ri i brendshëm ofron për ndërmarrjet me eksperiencë një mundësi të re për ekspansion. Ky argument është me vlerë edhe në rastin e pranimit të Turqisë. Këtu del tashmë qartë në pah morali i dyfishtë në lidhje më kandidatët jo shumë shumë të qëndrueshëm: ose janë këto interesa thjesht ekonomike, gjë që edhe duhet të na thuhet më shpesh ose kanë vlerë edhe kriteret politike ashtu siç kërkohet të na bëhet ne me dije. Por nëse është kështu duhet që pranimi në BE të jetë garanci për reformat. Atëhere nuk lejohet që të mbyllet një sy dhe të bëhen tolerime si në rastin e Rumanisë dhe Bullgarisë."


Zvicerania "Neue Züricher Zeitung" shtron pyetjen "Çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të Ballkanit? Citojmë: "Ndryshe nga pranimi i vendeve ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore, që u festua si fundi i ndarjes së Evropës, sot nuk shihet asnjë lloj gëzimi për zgjerimin që do të bëhet së shpejti drejt Ballkanit Lindor. Si rezultat i lodhjes që lidhet me zgjerimin dhe deficiteve ekonomike dhe politike në të dyja vendet, vendimi për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë shihet më shumë si plotësim i një detyre. BE-së nuk i mbeti gjë tjetër veçse të konfirmoi datën e pranimit. Një kthim prapa nuk ishte më i mundur. Për ato vende që ndodhen akoma jashtë dyerve të BE-së pranimi bëhet gjithnjë e më i vështirë, nisur edhe nga fakti se Komisioni i BE nuk është më i gatshëm të mbyllë sytë në shqyrtimin e plotësimit të kritereve. Nëse pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shtyhet në një afat shumë të largët atëhere mund të hapet në mes të Evropës një vrimë e zezë. Për këtë Brukseli nuk ka asnjë interes."


E përditshmja britanike "The Guardians" nisur nga fakti që më 1 janar 2007 Gjermania do të ketë presidencën e radhës në BE komenton, se "kancelarja Merkel duhet të kujdeset për rregulla të reja përpara zgjerimit të BE-së" Sipas "The Guardians" BE-ja ka nevojë për rregulla të reja përpara se të pranojë anëtarë të rinj. "Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, e cila në Janar 2007 merr presidencën e rradhës së BE-së, duhet të riaktivizojë përpjekjet në kërkim të rregullave të reja për të penguar gjendjen e stanjacionit dhe t´i mundësojë Evropës të shpalosë potencialin e saj. Kjo duhet bërë përpara se Klubi të zgjerohet akoma, megjithëse kjo nuk do të thotë se duhet të kalojnë vite për ta bërë këtë. Eshtë e drejtë se qeveritë e Rumanisë dhe Bullgarisë duhet të përmbushin standartet e BE-së. Por nuk duhet të ndodhë që ata të ndjejnë se po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Qytetarët e këtyre vendeve duhet të përfitojnë nga mundësitë e lëvizjes së lirë dhe të punësimit në BE. Të gjitha kufizimet duhet të mënjanohen."


Gazeta franceze "Le Monde" analizon, se "Politika e kancelares Merkeli është në kudërshtim me analizën e saj". Nga ky koment shkëpusim: "Angela Merkel nuk paraqitet ndaj Rusisë me naivitetin e paraardhësit të saj Gerhard Shrëder. Qëndrimi i Kancelares së re është kontradiktor. Ajo donte që politika gjermane ndaj Evropës të synonte në favorizimin e vendeve të vogla fqinje të BE-së. Si pasojë e koalicionit të madh me partinë socialdemokrate asaj iu desh të merrte përsipër një pjesë të trashëgimisë së qeverisë së mëparshme. Nga ana tjetër prania e Gjermanisë krahas pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në negociata që zhvillohen me Iranin, tregon se Merkeli luan me kënaqësi në oborrin e të mëdhenjve. Ajo shprehet për një politikë të përbashkët evropiane në fushën e energjisë, por nuk mund të mendohet se ajo është kundër marrëveshjeve dypalëshe të koncerneve gjermane me monopolet e mëdha ruse. Kjo mëdyshje tregon kontradiktat midis analizës së saj për poitikën ndërkombëtare të Rusisë dhe aktivitetit të saj diplomatik."