1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së enjtes: Bullgaria e BE dhe Obama

AUD23 Korrik 2008
https://p.dw.com/p/Eif1

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG

ndalet në raportin e Komisionit Evropian për Bullgarinë dhe Rumaninë:

"Veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar qe i detyruar të konstatonte mangësi të mëdha në raportet e tij të rregullta Komisioni Evropian. Tani del në pah se në këtë drejtim, me nuanca të lehta, të cilat ndoshta e bëjnë Rumaninë të duket në dritë më të mirë se Bullgaria, deri sot nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Rregulli i posaçëm i krijuar për të dyja vendet, i cili do të kishte mundësuar shtyrjen me një vit të anëtarësimit në BE, nuk u aplikua. E re ishte edhe mbikqyrja në vazhdim nga ana e Komisionit, e cila tani ka si pasojë që në rastin e Bullgarisë u bllokuan 500 milionë Euro. Mësimi për zgjerimin e ardhshëm, i cili nuk do të jetë kaq i afërt do të jetë: asnjë anëtarësim, pa plotësimin e të gjitha parakushteve."

WESTFÄLISCHE NACHRICHTEN

komenton udhëtimet në botën e jashtme të kandidatit për president të SHBA, Barak Obama:

"Ai është i ri, i freskët, i zi, karizmatik dhe ai shpall ndryshimin. Ndryshe nga konkurenti i tij, Xhon Mak Kein, Barak Obama është në të gjitha e kundërta e presidentit të padashur Xhorxh Bush. Megjithatë një gjë harrohet në këtë entuziazëm: në politikën e jashtme, Obama dallohet më e shumta në tonalitet nga Bushi dhe MakKeini. Një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Iraku nuk do të ketë as nën të. Dhe përsa i përket Afganistanit, Obama e ka bërë të qartë se do të jetë edhe më këmbëngulës në kërkimin e mbështetjes ndërkombëtare për trupat e SHBA."