1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për përshëndetjen e Shrëderit nga posti

Islam Spahija21 Nëntor 2005

Në pasqyrën e sotme të shtypit një rëndësi të madhe i kushtohet komentimit të aktit të ndarjes së kancelarit Gerhard Shrëder nga posti më i lartë qeveritar.

https://p.dw.com/p/Arsk
Fotografi: dpa

"Märkische Allgemeine" shkruan se ata që pak e duan Gerhard Shrëderin do të thonë se tragjedia e tij qëndron në atë se ai dështon në momentin kur mendon se është në përparesi ndaj kundërshtarëve të tij. Venia në jetë e Axhendës 2010 ka nënvizuar fillimin e fundit të Shrëderit.

Ndërsa, sipas gazetës "Schweriner Volkszeitung", kancelari i përshëndetur nga posti, Gerhard Shrëder e ka kuptuar se globalizimi dhe problemet demografike kërkojnë një politikë të re për Gjermaninë. Ai vepronte, duke patur si moto "Axhendën 2010" në interes të vendit, ndonëse në kohë të pacaktuar ajo mund të bëhej e rrezikshme në luftën për pushtet. Modeli i qeverisë së koalicionit të kaluar ndërmjet socialdemokrateve dhe të Gjelbërve përfundoi i dështuar, por askush nuk mund t'ia marrë meritat qeverisë së mëparshme për reformimet e filluara.
Gjithashtu këtu duhet potencuar edhe merita e aplikimit të monedhës së përbashkët evropiane, pjesëmarrjen ushtarake për vendosjen e paqes në Kosovë, si dhe qëndrimin konsekuent ndaj luftës së Irakut.

Sipas gazetes "Frankfurter Neue Prese" nëse bëhet një anketim i opinionit do të rezultojë se shumica e veprimeve të Shrëderit në masën më të madhe ishin pozitive. Me shumë ka pas gjëra që janë dukur se sa kanë qenë vërtet ashtu. Shrëder, i cili filloi si kancelar i qejfit, doli fitues në mandatin e dytë. Që nga rizgjedhja e tij në vitin 2002 ai do të njihet si njeri i vendosur, i cili zbatonte axhendën e reformave edhe kundër vullnetit të partisë së tij. Ky guxim për reforma i ka kushtuar atij edhe me kokën. Nëse Shrëder do të kishte patur guximin e dëshmuar në periudhën e fundit, që nga fillimi kur Gjermania i kishte punët më mirë, procesi i tatimeve do të ishte sot më i lehtë për vendin edhe per vetë partinë e Shrëderit, SPD-në.


Keshtu Shreder nuk kishte kerkuar,por kjo rruga e tij u zhvillua ne menyren e tij.Ai fitoi shume raunde ku luhej me poker,mirepo e fundit si gjithmon eshte vendimtare.Cka mbetet ne fund nga qeverisja shtate vjecare e Shrederit? Hartz IV, dhe Agjenda 20-10, u shnderruan ne gure pengues si pikat kulminante te arritjes se qellimeve te nevojshme per ruajtjen e pushtetit.
Nje nga temat me te cilen preokupohet sot shtypi gjerman eshte edhe vizita ne Kine e presidentit amerikan Xhorxh Bush.Lidhur me kete "Financial Times Deutschland" shkruan se Bush gjate vizites ne Kine gjeti fjalet me te fuqishme.Me qarte se cdo burrshteti tjeter i huaj Bush i beri thirrje kreut shteteror komunist kinez qe ti ofroje qytetareve me shume liri politike dhe ekonomike.Kjo bene te fitosh respekt dhe lene pas vete edhe ndjenjen e mire.Mirepo, kjo pasqyronte jo fuqine e presidentit amerikan, por dobesine qe rrjedh nga problemet e brendshme qe po e shoqerojne Bushin.
Duke shkruar per te njejten teme,gazeta "Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung " shkruan se Bush gjate vizites ne Kine morri pjese ne menyre demonstrative ne meshe evangjelike dhe tha se liria eshte shume e rendesishme.Por kjo ka kohe qe nuk e demton kreun komunist.Pergjigja eshte ritualizuar,diskutim per kete nuk ka,dhe se pyetjet kritike nuk jane te lejueshme.Presidenti kinez Hu Jintao manifeston nje vetebesim qe i pergjegjet pasqyrimit te Kines si fuqi e madhe me peshe dhe rendesi te madhe.Dhe perball presidentit kinez ishte Bushi i cili mbane dosjen e shkeljes se te drejtave te njeriut ne burgun e Guantanmos.