1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për shpërbërjen e koalicionit qeveritar në Ukrainë

AUD4 Shtator 2008
https://p.dw.com/p/FAwu
Fotografi: picture-alliance/dpa

Shpërbërjen e koalicionit qeveritar të portokalltë në Ukrainë, gazeta LANDESZEITUNG LÜNEBURG e komenton kështu:

"Aleanca e flamurmbajtësve të revolucionit të portokalltë u shpërbë për shkak të çështjes nëse duhet dënuar apo jo loja perandorake e muskujve të Rusisë në Kaukaz. Përçarja e aleatëve ilustron se sa e shpërbërë është Ukraina, politikisht, nga ana konfesionale dhe etnike. Vetëm një minoritet i ukrainasve e mbështet anëtarësimin në NATO. Prandaj, si bashkësi vlerash, Pakti i NATO-s duhet të ruhet e të mos pranojë në gjirin e vet një popull kundër dëshirës së tij. Por është një shumicë ajo që është pro afrimit me BE. Këtu ndodhet potenciali, me të cilin mund të stabilizohet Ukraina. Vërtet që Ukraina do të ishte edhe për BE një pilulë e pagëlltitshme, po të bëhet fjalë për anëtarësim të plotë. Por një partner i privilegjuar si fqinj do ta rriste stabilitetin në kufij dhe do ta zvogëlonte sferën e ndikimit të Rusisë, pa e nxehur dallimin Lindje- Perëndim."

Ja edhe mendimi i BERLINER ZEITUNG:

"Që Jushçenko refuzon të pranojë zhvillimin e mëtejshëm të një ndarjeje të pushteteve, të nevojitur urgjentisht, gjë të cilën ai e quajti dikur të drejtë dhe të nevojshme, kjo është një pjesë nga çmendina ukrainase. Në tragjikomedi e gjitha kthehet për shkak të lidhjes midis Julia Timoshenkos dhe Viktor Janukoviçit- një martesë false e lidhur vetëm për shkak të ruajtjes së pushtetit, e dy armiqve politikë të betuar. Cfarë kuptimi ka kjo shfaqje teatrale? Ajo çel fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2009 do të ketë zgjedhje. Pretendim për postin kanë të tre. Nëse Jushçenko dhe Timoshenko nuk vijnë në vete, atëherë Ukrainën e kërcënon bllokimi i aftësisë vepruese. Pushteti, për të cilin grinden të dy, mund të binte në prehrin e Viktor Janukoviçit, një zgjidhje që do të pranohej me kënaqësi në Moskë."