1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për taksën e solidaritetit në Gjermani

Auron Dodi26 Nëntor 2009
https://p.dw.com/p/KgoH
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjykata financiare e landit të Saksonisë së Poshtme e ka klasifikuar taksën e solidaritetit për mbështetjen e ish-Gjermanisë Lindore në kundërshtim me kushtetutën. Gjykatësit në Hanover e kaluan padinë e një nëpunësi në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe.

"General Anzeiger" për këtë temë shkruan:

"Nëse gjykata e landit Saksoni e Poshtme për çështjet financiare e shpall pas 20 vjetësh jo në përputhje me kushtetutën taksën, që duhet të paguajnë qytetarët për solidaritetin për landet e ish-Gjermanisë Lindore, shumë punonjës do të thonë tani, sa mirë që na kuptuan më në fund. Sepse taksa e solidaritetit për landet e ish- Gjermanisë Lindore, nuk ishte menduar për të mbyllur vrimat e deficitit kronik në buxhetin e shtetit."

"Handelsblatt", që del në Düsseldorf vëren:

"Nëse qeveria gjermane do ta kishte seriozisht me lehtësimin fiskal të qytetarëve dhe të ekonomisë, atëherë heqja e taksës e solidaritetit duhej të vendosej fare lart në rendin e ditës. Meqenëse nga këto ardhura përfiton vetëm federata, qeveria po të donte do ta kishte hequr me temp rekord këtë taksë. Për këtë qeverisë nuk i nevojiten komisione ekspertësh dhe as ekipe nëpunësish, që prodhojnë male letrash me propozime për një tarifë të re fiskale dhe më tepër letra me propozime për kompensimin e të ardhurave prej kësaj takse. Fundja më fort do të lehtësoheshin ata, që deri tani kanë paguar më të shumti. Pra të hiqet taksa! "

Ja edhe mendimi i "Darmstädter Echo":

"Nëse Karlsruhe do të rrëzojë me të vërtetë taksën e solidaritetit duhet shfrytëzuar një burim tjetër. Kjo mund të jetë zhgënjyese për taksapaguesin, por që të heqësh dorë nga taksa e solidaritetit pa e zëvendësuar atë me diçka tjetër do të ishte si të thuash vetëvrasje për politikën financiare"

Autor: dpa/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi