1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi i Kosovës (28.02.2004)

Bekim Shehu, Prishtinë28 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As27
Fotografi: Bilderbox
Faqet e para e te perditshmeve kosovare sot, u
referohen protestave te djeshme te shoqerise civile
rrjetit te grave dhe disa figurave politike, qe
kundershtojne sistemin zgjedhor me lista te mbyllura
dhe qe Kosova percaktohet vetem si nje njesi
zgjedhore. Me tituj te medhenje ne kater gazeta,
citohet deputetja e kuvendit te Kosoves Edita Tahiri,
nga LDK-se, e cila thote se votimi me lista te
mbyllura eshte perkrahur nga lideri I LDK-se,
presidenti Ibrahim Rugova duke mohuar keshtu qe ky
vendim te jete I partise se saj. LDK-se, siq eshte
thene ne diskutimet ne perpilimin e sistemit zgjedhor
favorizon menyren e te votuarit me lista te mbyllura
nderkohe qe kete e kundershtoje shume subjekte tjera
politike politike dhe perfaqsuesit e shoqerise civile.
Keta te fundit shkruajne gezetat e ketushme, thone qe
sistemi zgjedhor me lista te mbyllura eshte larg
qytetarit dhe me teper u ka sherbyer partive politike
dhe si I tille ka prodhuar fenomene jo demokratike ne
shoqerine e re te Kosoves. Dy tituj te medhenje ne te
perditshmet Epoka e Re dhe Kosova sot, shkruajne per
rrebelimin e deputetes Edita Tahiri e cila morri pjese
ne protesten e djeshme, nderkohe qe, ajo nuk I
frigohet ndeshkimit qe mund te pesoje nga partia e
saj. Gazeta Epoka e Re, nder ceshtjet tjera, shkruan
edhe per konferencen e djeshme statutore per rastin e
Fatmir Limajt dhe te tjeter te cilet gjenden ne
Tribunalin e Hages. Ketyre me nje vendim te dhomes
se Gjyqit ju eshte ndryshuar aktakuza dhe brenda saj
jane shtuar edhe pika tjera qe I ngarkojne ata per
vepra penale. Poashtu ne kete te gazete, Epoka e Re,
shkruan per lirimin e djeshem nga burgu I Prizrenit te
Gjeneral Sali Veselit, I cili u lirua me nje vendim te
Gjykates Supreme te Kosoves pasi qe vitin e shkuar
ishte denuar nga Gjykata e Qarkut ne Prizren me 10
vjet heqje lirie. Kjo gazet citon gjeneralin, Veseli,
I cili do t'i padis siq thot montuesit e procesit
gjyqesor kunder tij. Nje e perditshme tjeter e
ketushme Bota Sot, nderkaq shkruan se si Kryqi I Kuq
nderkombetar pranon ta kryesoje grupin e punes per
personat e zhdukur ceshtje kjo nder te parat per te
cilen parshihet te bisedohet ne dialogun
Prishtine-Beograd. Nderkohe, familjaret e personave
te zhdukur thone se zbardhja e fatit te personave te
pa gjetur nuk duhet te diskutohet, mirepo sipas tyre
autoritet serbe kete ceshtje duhet ta zbardhin
menjeher. Nje e perditshme tjeter Zeri, nderkaq, ne
komentin e saj, i referohet problemit te Mitrovices
mirepo, kesaj radhe jo per ndonje incident mirepo per
nje iniciative te nje organizate per stabilitet
evropian e cila propozon qe pjesa veriore e Mitrovices
t'i bashkohet komunes se Zvecanit. Artikullshkruesi
keto propozime I cileson qellimemira, perpjekje per
bashkimin e qytetit mirepo vene ne pah se ndarja e
Mitrovices eshte bere nga Qeveria e Serbise me te
vetmin qellim, ndarjen e Kosoves.