1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi ndërkombëtar në fundjavë

17 Maj 2008

"Die Repubblica" : Italia nuk është armike e të huajve "Der Standard": Politika e Bushit për Lindjen e Afërme e dështuar NZZ : Berlini në aferë dashurie me Pekinin

https://p.dw.com/p/E1nO
Shtypi ndërkombëtar

"Die Repubblica" : Italia nuk është armike e të huajve

Gazeta e Romës, "Die Repubblica" komenton planet e diskutueshme të qeverisë së re të Silvio Berluskonit për të ashpërsuar politikën ndaj të huajve: "Italia nuk është vend që nuk i do të huajt, por është më shumë një vend i pasigurt në vetvete, vend në pozicion mbrojtës. Dhe e ka të mundimshme që të shohë në të ardhmen. Rrymat e migrantëve, çështja e sigurisë publike dhe frika nga varfërimi sollën gjatë zgjedhjeve një klasë politike në pushtet, e cila është e diskutueshme si në Itali ashtu edhe jashtë saj, kryesisht për shkak të një pjese të saj, por edhe për shkak të Lega Nord. Dhe kjo klasë politike mbetet e diskutueshme edhe nëse opozita nuk është në gjendje të gjejë tonin e duhur në përgjigjet e saj."

"Der Standard": Politika e Bushit për Lindjen e Afërme ka dështuar

Për gazetën liberale vjeneze, "Der Standard", politika për Lindjen e Afërme e Presidentit amerikan George W. Bush është politike e dështuar. Kjo gazetë shkruan: "Me siguri që per Bushin është një e vërtetë e hidhur, e vërteta se në rajon tashmë ekziston një aktivizim i Iranit. Kjo shihet në zhvillimet e fundit në Liban, ku në axhendë ndodhet vlerësimi politik i hesbullahëve. Por mbase edhe më shumë në Irak, ku Irani jo vetëm që ka mbështetjen e një grupi të caktuar, por ku është zhytur thellë. Me aq më pak kurajo shkon Bush sot në Arabinë Saudite, të atentatorëve të 11 shtatorit. Një prej objektivave të luftës së Irakut, pra zbutja e varësisë nga ky partner i vështirë, jo vetëm që nuk është realizuar, por është bërë varësi edhe më e madhe për shkak të fuqizimit të Iranit. Dhe kërkesat për më shumë demokraci prej kohësh janë zëvendësuar prej kohësh me lutjet për shtimin e nxjerrjes së naftës."

NZZ : Berlini në aferë dashurie me Pekinin

Gazeta e Zyrihut, "Neue Zürcher Zeitung" shkruan për vizitën në Gjermai të Dalai Lamës: "Në një moment shumë të rëndësishëm për Tibetin, pak para zhvillimit të Lojrave Olimpike në Pekin, prej shumë politikanëve të Berlinit vizita e Dalai Lamës shihet si e papërshtatshme. Kancelari gjerman Köhler e kishet axhendën të zënë, kancelarja Merkel ndodhet në një udhëtim në Amerikën Latine, cka e kursen atë nga kritikat e partisë së saj. Ministri i jashtëm Steinmeier dhe Ministria e jashtme janë duke u përpjekur prej kohësh që të shmangin kontaktet me udhëheqësin më prominent të tibetianëve. Steinmeier ndjek deri më sot politikën tradicionale të socialdemokratëve, të cilët që prej fillimit të politikës së tyre për Lindjen premtojnë më shumë për bisedime të fshehura se sa vepra."