1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi ne Gjermani

26 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As2i
Temat kryesore :Shkëmbimi i të burgosurve në mes të Izralit dhe policisë libaneze të Hisbollahut me ndihmën ndërmjetësuese të Qeverisë gjermane, si dhe shkarkimi i Shefit të Agjensise federale për punësim, Florian Gerster.

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG shkruan për ndërmjetësimin gjerman:

„Roli politik i Berlinit në Lindjet ë afërme shpesh dhe me dëshirë mbivlerësohet, por megjithëatë, çfarë është arritur tani , i përgjigjet përafërsisht mundësive reale: ofrimi i shërbimeve të mira politike e humanitare, herë pas here me shërbim ndërmjetësues, gëzon respekt nga të dyja palët. Gjithsesi, ky është një kontribut jo edhe aq i vogël.“

Mendim pozitiv ka dhe gazeta e Bonn-it GENERAL-ANZEIGER:

„Qeveria gjermane duhet të jetë krenare, për ndihmën që ofroi përmes diplomacisë se fshehte, që ju pakësoi dhimbjet disa familjeve në Izrael e në Liban. Kontributi ndërmjetësues gjatë kësaj fundjave tregon se çfarë roli të madh luan Irani në prapaskenë. Sikur Irani dhe Siria të mos ndihmonin Hisbollahun, atëherë do të kishim arsye për më shumë shpresë. Por, fatkeqësisht, kjo nuk mund të pritet.“

Mendim skeptik shfaq gazeta e Dortmundit RUHR-NACHRICHTEN:

„Deri kur shkëmbimi i të burgosurve të sjellë pasoja pozitive, tani për tani mbetet plotësisht për t’u parë. Organizata terroriste Hisbollah mbivlerësimin e vetë e ka kremtuar lart në aspektin propagandistik. Prandaj kjo mund të sjelle rreziqe, meqë ky fraksion pakompromis i palestinezeve mund shihet si kurajoz, ndërsa kompromisi i Izraelit mund të vlerësohet si xhest dobësimi, dhe Hisbollahu mund të praktikojë edhe më tej dhunë, si mjet premtues i suksesit në luftimet në mes të Izraelit dhe palestinezëve.“

Tani po kalojmë te tema e shkarkimit të Shefit të Agjensise federale për punë:

STUTTGARTER NACHRICHTEN analizon:

„Përmes Florian Gester ka dështuar një figurë qëndrore e planeve reformuese të Qeverisë gjermane. Shkarkimi i tij është një goditje e rëndë për Kancelarin Gerhard Shrëder, meqë vetë Schrëder e pat bërë Ministrin social të Maincit si shef të kësaj Agjensie.“

Gazeta MERKISCHE ODERZEITUNG komenton:

„Njeriu që paraqitej me fodullëk, arrogancë, si shumë i zoti, tashmë na doli i dështuar për të përfituar partnerë për bashkëpunim. Në vend të kësaj, shefi i deritanishëm i Agjensise për punësim, u vetëdiskualifikua, edhe pse për vete thoshte, se nuk ka bërë asnjëherë gabim politik, dhe kështu sillej me të gjithë.“

Gazeta berlineze DIE WELT mendon për shefin e ardhshëm:

„E para, shefi i ri duhet të beje shume riparime nga gabimet e lena nga shefi i meparshem dhe e dyta duhet te jete talent menaxhues, për të çuar këtë institucion përpara. Pastaj, në këtë post, ai do të duhej të tregoje takt , - te cilit i mungonte plotësisht Shefit të shkarkuar, - që të drejtoj me sukses Këshillin administrues në atë mënyrë, që të mos e dëmtoje procesin reformues.“

Gazeta e Mynihut SÜDDEUTSCHE ZEITUNG mendon:

„Vetëm nëse Schrëder dhe Clement do të mund të gjejnë pasardhësin e tij, shpejt e pa zhurmë, shkarkimi i Gersterit nuk do të ketë pasoja të rënda. Kërcenimi i opozitës për të formuar një komision hetimor, duket i deshtuar, meqë të gjitha faktët rreth kontratave për këshillime tashmë janë bërë publike. Megjithëatë, qeveria ka një problem: Debati i stërsgjatur rreth personalitetit të këtij Shefi ka dëmtuar rëndë rikonstruktimin e këtij istitucioni.“

Gazeta e Dresdenit SÄCHSISCHE ZEITUNG shkruan:

„Pasardhësi i Gersterit nuk duhet të xhelozoje. Ai do të duhej të dëshmonte, se zyrat e vjetra (të Entit federativ për punësim) nuk kishin ndryshuar vetëm etiketat e emrave në dyer të tyre. Ai do të duhej, si edhe Gerster, shumë humbësve nga kursi i ri i rikonstruktimit, t’ju shkel mbi kallo, por në atë mënyrë, që vetë të mos bëhet mbret i kritikave në media. Një gje është më se e qartë, pavarësisht gjithë rikostruktimit: Askush nuk mund t’i çojë të papunët në vende të punës që nuk ekzistojnë.“