1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi nga Tirana

Arben Muka10 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As35
“20 janar, PS i ben gjyqin Ilir Metes” shkruan ne faqen e pare KORRIERI. “Ne mbledhjen e pare te grupit parlamentar te PS per vitin 2004, deputetet socialiste, te cilet nuk ishin te pranishem ne seancen parlamentare te fund dhjetorit te kaluar, kur votua per kabientin e ri qeveritar, do te paraqesin arsyet e mungesesse tyre. Mbledhja e grupit, qe do te zhvillohet me 20 janar mendohet te jete nje nga me te ashprat ne tone, ku “rebeleve” pritet t’u behet gjyqi”. Ne nje koment te kesaj gazete ne lidhje me kete ceshtje shkruhet mes te tjerave: As Meta dhe as perkrahesit e tij nuk do te perjashtohen nga grupi parlamentar. Jo per shkak te rrudhjes qe kjo do te krijonte, e as per shkak te “raporteve shendetesore” qe ata do te paraqesin si justifikim per ti mbushur mendjen shokeve se kane munguar pa aresye politike. Por, sepse PS pas 2 vjetesh krize te vazhdueshme brenda saj dhe ne qeverisjen e vendit, nuk ka me energji per te harxhuar dhe nerva te tjera per ti tendosur elektoratit te tyre (jo nga mosha)”.

Gazeta TEMA ne editorialin me titull “Opozita “ne gjyq” per biografine e saj” i referohet zhvillimeve me te fundit ne mesin e opozites. Rikthimi i vemendjes tek fuqia reale politike e opozites po fut drejtuesit kryesore te Partise Demokratike ne spiralen e nje debati qe nuk ka lidhje me problemet e saj. Kjo spirale eshte miti i madh i Bashkimit te Opozites, i cili po merr peshe jo si debat per bashkimin e opozites reale, por si debat per mospranimin e opozites se porositur. Ne kete kontekst, PD nuk duhet te ngaterroje fuqizimin e saj si parti me aleancat dhe bashkimin me fraksionet opozitare. I vetmi kriter qe i bashkon te dyja keto levizje eshte te qenit ne opozite me qeverine. Por ajo qe vihet re eshte se kur analizohet opozita, ka nje prirje per te shpallur opozitar cdo njeri qe ka qene me PD ne vitin 1991, biles edhe ndonjerin qe i ka shkuar vetem nje dite mendja tek PD dhe fillojne e behen llogarite mbi emrin e tij”.

“Zogaj: PD te hapet per borgjezine” eshte titulli i nje interviste qe SHEKULLI boton me deputetin aleancist Prec Zogaj. “PD parti e pare, hileja me listat u kap me vonese. Opozita qe kerkon bashkimin pa PD i sherben PS dhe qeverise. Nuk eshte e thene se ky vit do te jete viti i zgjedhjeve te parakohshme, pasi kjo do te varet nga dinamika qe do te kete kriza ne vend dhe nga roli i faktoreve te shoqerise civile”, citohet ne vende te dukshme te faqes se aktualitetit, deputeti Zogaj.

ALBANIA sot boton nje artikull me reagimet qe ka dhene presidenti Alfred Moisiu, ne lidhje me disa kritika te diteve te fundit ne shtypin vendas, mbi ate qe konsiderohet si “perfitim i familjes se tij dhe te afermve” pas kohes se marrjes se detyres. “Presidenti i Republikes i hedh poshte me neveri te gjitha akuzat dhe spekullimet per perfitime familjare nga posti zyrtar, duke i cilesuar ato si te paverteta, te qellimshme dhe qe synojne atakimin direkt te figures morale te kryetarit te shtetit”.