1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi për takimin Merkel - Sarkozi

12 Nëntor 2009
https://p.dw.com/p/KUYC
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi diskutuan për bashkëpunimin dypalësh
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi diskutuan për bashkëpunimin dypalëshFotografi: picture-alliance/dpa

Dy ditë pas festimit të përbashkët të rënies së Murit të Berlinit, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nikola Sarkozy përkujtuan të mërkurën në Paris fundin e Luftës së Parë Botërore. Ata vlerësuan lart miqësinë gjermano-franceze dhe rëndësinë e saj për marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo është sot temë qendrore edhe në të përditshmet gjermane.

Fillimisht në 'Märkische Oderzeitung' lidhur me këtë temë lexojmë:

"Është për t'u përshendetur nëse presidenti francez Nikolas Sarkozy e merr këtë ditë si shkas për të hedhur vështrimin nga e ardhmja. Nëse ai mendon që Gjermania dhe Franca duhet ta pranojnë historinë e tyre si detyrë dhe obligim. Megjithatë kjo nuk është krejt origjinale. Sarkozia gabohet sigurisht, nëse i bën llogaritë duke mbajtur parasysh vetëm marrëdhënie të veçanta, bën madje propozime, të cilat kanë më shumë efekte të një shou se sa substancë. E vërtetë është se në Evropë mund të funksionojë gjithçka, vetëm kur Berlini dhe Parisi flasin me një zë. Por e tëra kjo duhet të ndodhë në skenën evropiane. Përndryshe shumë shpejt partnerët e tjerë evropianë do të dyshojnë për krijimin e një qendre drejtuese, së cilës nuk do t'i nënshtrohen asesi", thuhet ndër të tjera në numrin e sotëm të gazetës 'Märkische Oderzeitung'.

Ndërkaq nga 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' po për këtë temë shkëpusim:

"Një ministër në palën gjermane dhe në palën franceze duhet të përmirësojë në të ardhmen koordinimin e punëve në mes të dy kabineteve qeveritare. Në Pallatin Elize me këtë post lidhet dëshira që Berlini të detyrohet që vazhdimisht të jetë i lidhur ngushtë politikisht me Parisin. Ato që në kryeqytetin francez janë parë si veprime të Gjermanisë pa ndihmëm e kurrkujt, frenimi i borxheve, refuzimi i një plani të përbashkët për shpëtimin e bankave apo mëvetësia e politikës energjetike gjermane, nuk duhet të ndodhin më në të ardhmen. Presidentit francez të shtetit i kalojnë me këtë rast, me qëllim, pa i parë disa lënie pas dore të konsultimeve të përbashkëta. Dyshimet për të drejtën shtetërore, edhe në përshkrimin e kompetencave të këtij ministri gjerman dhe francez do të bëjnë shumë shpejt që edhe në Paris kjo çështje të mbetet në hije", lexojmë në komentin e gazetës 'Frankfurter Allgemeine Zeitung'.

Autor: Esat Ahmeti/dpa

Redaktoi: Auron Dodi