1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë viktima pas sulmeve në Kabul

27 Gusht 2021

Shpërthimet në aeroportin e Kabulit të enjten shkaktuan dhjetëra viktima civile. 13 ushtarë amerikanë humbën jetën. Ndërkohë të enjten mori fund evakuimi ushtarak i Gjermanisë nga Kabuli.

https://p.dw.com/p/3zVBO
Afghanistan | Explosion Kabul Airport
Fotografi: ASVAKA NEWS/REUTERS

Gjendja në Kabul vazhdon të jetë kaotike pas  shpërthimeve me mjaft viktima në njerëz. 13 ushtarë amerikanë humbën jetën në Kabul, 18 të tjerë u plagosën. Numri i viktimave civile afgane të premten në mëngjes ishte 72 vetë, sipas zëdhënësit të talibanëve. Zëdhënësi i byrosë politike të talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, Suhail Schahin tha, se dënohet ashpër ky rast mizor dhe do të bëhet gjithçka e mundshme për të nxjerrë para pëgjegjësisë dorasit.

IS-i e mori përsipër sulmin duke u shprehur në kanalin e vet Telegram. Agjencia e lajmeve Reuters më parë duke iu referuar burimeve nga qeveria e SHBA-së, njoftoi, se SHBA dyshojnë se atentati mund të jetë kryer nga rrjeti Khorasan, një degë e IS-it. Grupi, në llogari të të cilit bëjnë pjesë shumë atentate me të vdekur në rajon, është në armiqësi me talibanët. Edhe talibanët e shkëputur nga rrethi i tyre janë antarësuar tani në këtë rrjet.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shkroi në twitter, se një nga shpërthimet ka ndodhur në Portën Abbey të aeroportit. Ka pasur edhe një shpërthim tjetër në afërsi të hotelit Baron, jo larg prej aty. 

Afghanistan | Kabul Airport Explosion
Fotografi: Wakil Kohsar/AFP/Getty Images
Afghanistan | Kabul Airport Explosion
Fotografi: Xinhua/imago images

Paralajmërimet për terror ishin shtuar të enjten

Gjendja në aeroportin e Kabulit, kishte ditë që po ashpërsohej. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kishin paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit. Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit. Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lenë "menjëherë” këtë territor kishte paralajmëruar ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kishte kërkuar qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurtë dhe të presin për udhëzime të tjera.

Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste "Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është "armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.

Mundësi civile evakuimi

Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat "Funke Mediengruppe” të enjten, se është "për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, "qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.

SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë, se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë, nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht. Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas kësaj date.

la/as/ml (dpa, afp, rtr)