1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinjale çtensionimi me Poloninë

la/(rtr/dpa,afp)22 Janar 2016

Qeveria e re nacional-konservatore e Polonisë është e zemëruar me kritikat që vijnë nga Brukseli edhe nga Berlini. Në vizitën e tij të parë në Varshavë ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier u përpoq të ulë dallgët.

https://p.dw.com/p/1Hhzf
Deutschland Polen Steinmeier bei Szydlo
Steinmeier në vizitë tek kryeministrja polake, Beata Szydlo (21.01)Fotografi: picture-alliance/epa/R. Pietruszka

Gjermania dhe Polonia duan të mënjanojnë një keqësim të marrëdhënieve mes tyre, pas kritikave të ardhura në javët e fundit nga Brukseli dhe Berlini lidhur me kursin e qeverisë polake.

Për herë të parë që pas ardhjes në pushtet të qeverisë nacional-konservatore ministri i Jashtëm gjerman, Frank- Walter Steinmeier i kushtoi të enjten (21.01) një vizitë Varshavës, pikërisht kur KE ka filluar procedurën kundër Polonisë dhe reagimit të ashpër nga Varshava për kritikat e ardhura nga Brukseli e sidomos nga politikanë gjermanë me fokus Europën.

Me shumë vlerë

"Marrëdhënia me Poloninë është me shumë vlerë për t'iu sakrifikuar qëndrimeve të politikës së ditës", tha Steinmeiner pas takimit me homologun Waszcykowski, i cili nga ana e tij lëvdoi Steinmeier. Këtu vjen "një mik i Polonisë". Natyrisht "nuk është gjithçka perfekt në jetë" dhe mund të përmirësohet gjithmonë, tha ministri i jashtëm polak, i cili nuk u fut më thellë në kritikën e BE-së dhe të politikanëve gjermanë. Steinmeier kujtoi përgjegjësinë e politikës kundrejt një historie të vështirë të përbashkët. Duke pasur parasysh historinë, pajtimi mes dy vendeve është një "fat i jashtëzakonshëm" tha ministri i Jashtëm gjerman.

Deutschland Polen Steinmeier bei Waszczykowski
Steinmeier takohet me ministrin e Jashtëm polak, Waszczykowski (majtas) (21.01)Fotografi: Reuters/K. Pempel

Të dy ministrat e Jashtëm si ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ashtu edhe ai polak, Witold Waszcykowski theksuan interesat e përbashkëta dhe angazhimin për marrëdhënie të ngushta. Steinmeier nuk e komentoi në Varshavë procedurën e nisur nga Komisioni Europian për verifikimin e shtetit ligjor në Poloni pas disa vendimeve të marra nga qeveria e re nacional-konservatore polake. Por ai la të kuptohej se në takimin me kryeministren polake Beata Szydlo nuk e ka lënë jashtë pikën delikate të procedurës së nisur. BE ka shtruar disa pyetje lidhur me këtë, dhe Polonia do të përgjigjet.

Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, Szydlo siguroi Steinmeierin se Polonia do t'i përmbahet premtimit për pranimin e 7000 refugjatëve. Por lëshime të tjera nuk erdhën nga kryeministrja polake. Në çështjen e refugjatëve të dy vendet ende kanë diferenca. "E qartë është që nuk jemi të një mendimi lidhur me mekanizmin e shpërndarjes", pranoi ministri i Jashtëm gjerman. Temë bisedimi në Varshavë ishte edhe konflikti i Ukrainës, projekti i gazsjellësit Nord Stream II nga Rusia në Gjermani, por edhe shqetësimet e Polonisë lidhur me sigurinë adresuar në NATO.

Ministri i Jashtëm polak Witold Waszcykowski sqaroi se ai do të kërkojë në samitin e ardhshëm të NATO-s në korrik stacionimin e përhershëm të trupave të NATO-s në vendin e tij, ndërkohë që Steinmeier u shpreh i rezervuar lidhur me këtë, duke kujtuar vendimet e samitit të fundit në Wales, ku për vendet lindore europiane është parashikuar një forcë e shpejtë mobile që në rast tensionesh mund të vendoset në vendet lindore të NATO-s.