1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skllavëri në shekullin e 21 ? Proces kundër skllavërisë në Nigeri

Marc Dugge, HR, 11 Prill 2008

Akuza të rënda ngrihen për këtë ndaj Nigerisë. Sot pritet me mjaft interes vendimi në procesin gjyqësor që merret me të. Një ish-skllave ka ngritur padi kundër qeverisë së Nigerisë për durim në heshtje të skllavërisë.

https://p.dw.com/p/Dg9I
Nigeri
NigeriFotografi: AP Photo

Hadijatou Mani ka pasur një jetë të vështirë. Me 12 vjeç ajo është shitur si skllave. Për rreth 500 dollarë amerikane. Hadijatou duhet të punonte në arë dhë në shtëpi. Pronari e ka rrahur rregullisht dhe e ka përdorur si skllave seksi. Megjithëse i kishte katër gra.

31 vjeçarja Amina Lawal dënohet me gjuajtje me gurë
31 vjeçarja Amina Lawal dënohet me gjuajtje me gurëFotografi: AP

Kur u lirua nga skllavëria, Hadijatu mendoi se për të do të fillonte një jetë e re. Ajo u martua me një burrë, i cili e donte. Pak kohë më pas ish-pronari e hodhi në gjyq. Me argumentin: ajo ka qenë e martuar, me të më pronarin. Hadijatou u fut në burg për gjashtë vjet për ushtrim të bigamisë. Me qëllim që kjo të mos përsëritet më, ajo ka ngriut padi në gjykatën e bashkësisë ekonomike të shteteve afrikane.

Përkrahje Hadijatou ka gjetur tek grupi aktivisht për të drejtat e njeriut, Timidria. ""Ajo vjen nga një zonë, të cilën ne e quajmë "trekëndëshi i turpit". Aty ende praktikohet tregtia me të mitura is një pazar mjaft i leverdisshëm. Që prej 10 vitesh kemi ngritur shqetësimin për gjendjen atje dhe jemi mjaft të zhgënjyer se deri më tani nuk është bërë asgjë kundër skllavërisë."

Numërimi i popullsisë
Numërimi i popullsisëFotografi: AP

Organizaza Timidria lufton prej vitesh kundër skllavërisë. Sipas statistikave të saj numri i skllaveve sot në shetin afrikna të Nigerti është rreth 43.000 vetë. Madje ka pasur raste të shitjes së fëmijëve dyvjeçarë, para se të mos krijonin lidhjen e fortë emocionale me familjen. tëko tajë praktika të zakonshme në Niger. Megjithëse qeveria ka nxjerrë ligje që dënonjnë skllavërinë.

Ish-skllavja Hadijatou Mani akuzon shtetin se nuk ndërmerr asnjë kundër skllavërisë, po e duron në heshtje.

Këto akuza i hedh poshtë Boubacar Mosi i cili në proces është avokati i shtetit të Nigerit. "Nuk mendoj se këto akuza janë të bazuara. Ne kemi nxjerrë ligje që e ndalojnë skllavërinë. Kemi nënshkruar të gjitha konventat ndërkombëtare. Mund të bësh diçka më të mirë se sa të hedhësh në gjyq shtetin e Nigerit." thotë avokati Mosi.

Procesi pritet me mjaft interes në shtetin afrikan, sepse ai konsideerohet si gurthemeli për eliminimin e skllavërisë në vend. Për këtë arsye është ulur edhe Mustafa Kadi në sallë. Kadi ka ardhur nga Niamey qëllimisht për të ndjekur procesin: "Ky proces është për ne të gjithë një shkollë e mirë. Krahas Nigerit këtë proces e ndjekin edhe shtete të tjera. Ata do të kuptojnë se duhet të ndërmarrin me urgjencë masat me qëllim që t'i japin fund njëherë e mirë skllavërisë."