1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialistët kritikojnë bashkëpuntorët e tyre të deritanishëm

Arben Muka29 Korrik 2005

Afrimi i dy partive ish - bashkëpuntore të socialistëve me koalicionin e ardhëshëm qeveritar po shoqërohet me kritika.

https://p.dw.com/p/AqjO
Në pritje të Qeverisë
Në pritje të QeverisëFotografi: AP


Përveç socialistëve, të cilët kanë kërkuar prej agrarëve dhe Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, të mos afrohen me demokratët, të ashpër në kritika janë edhe socialdemokratët, një nga partitë e koalicionit të majtë, Aleanca për Intergrim, e cila tani duhet të kalojë në opozitë.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skender Gjinushi, i ka quajtur "trafik të votave" perpjekjet që bën Partia Demokratike, për të afruar në favor të saj votat e partive që në tetë vitet e fundit kanë qenë në koalicionin e majtë me socialistët.
Gjinushi i ka kritikuar lëvizjet e Partisë Agrare Ambientaliste dhe të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut të cilat kanë konfirmuar zyrtarisht bashkëqeverisje më të djathtët.
"Një qeveri që bazohet në trafikun e votave nuk mund të luftojë
me trafiqet e drogës, të qenieve njerëzore dhe të tjera trafiqe të paligjshme", ka komentuar Gjinushi.
Por kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli, mendon se kontrata morale dhe politike me socialistët dhe aleancën e majtë tashmë ka përfunduar, duke lënë të nënkuptohet se kjo parti është e pavarur në qëndrimet që do të mbajë në të ardhmen në zhvillimet politike.
"Praktikisht kontrata me Partinë Socialiste mund të konsiderohet e mbyllur. Ne i kemi respektuar të gjitha marrveshjet morale dhe politike", thotë ai.
Për agrarët dhe ambientalistët thuhet se demokratët kanë rezervuar postin e ministrit të bujqsisë, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë vetë Xhuveli. Ndërsa për Partitë e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut u fiksua posti i minitrit të Punës, Shanseve të barabarta dhe Çështjeve sociale.
Partia Demokratike ka në proces konkretizimin e bashkëpunimit me dy parti të djathta: Demokristianët dhe Partinë Demokratike Reformatore. Megjhithatë deri tani asgjë nuk është konkretizuar. Problemi shqetësues për PDR nuk janë portofolet por implementimi i programit në planet e Qeverisë. Ndërkohë me Partinë Republikane kanë përfunduar negociatat. Postin e ministrit të mbrojtjes pritet ta drejtojë kryetari i partisë, Fatmir Mediu.