1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Solidaritet, mirëkuptim, respekt për njëri-tjetrin: Fjalimi i presidentit gjerman me rastin e krishtlindjeve

26 Dhjetor 2010

Që një shoqëri prej kaq shumë njerëzish të ndryshëm të ketë vazhdimësi, duhet para së gjithash të kemi respekt. Respekt për atë që është ndryshe nga ne dhe vlerësim të arritjeve të tjetrit

https://p.dw.com/p/zpqT
Presidenti Christian Wulff në fjalimin e tij me rastin e krishtlindjeveFotografi: Bundesregierung/Steffen Kugler/dapd

Në këto ditë feste ne kalojmë kohën me njerëzit që për ne janë të rëndësishëm. Gëzohemi për vizita, letra dhe telefonata. E ndjejmë: Jemi më pranë njëri tjetrit, e mbështesim njëri-tjerin, jemi të bashkuar.

Solidaritet, mirëkuptim, respekt për njëri-tjetrin: Për këtë kemi nevojë në familjet tona, në jetën private dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

Solidaritet, mirëkuptim, respekt për njëri-tjetrin: Të gjitha këto nuk vijnë vetë

Për këtë duhet të bësh vetë diçka. Shoqëria jonë jeton nga angazhimi i atyre që nuk mendohen tre herë për të ndihmuar dhe për të marrë përgjegjësinë.

Deutschland Bundespräsident Christian Wulff und Bettina Wulff Fototermin
Presidenti Wulff dhe bashkëshortja e tij Bettina WulfFotografi: AP

Disa prej këtyre njerëzve unë i kam ftuar në rezidencën Bellevue. Ata, këtë vit janë angazhuar për të tjerët, së bashku me të tjerë. Për motive dhe arsye nga më të ndryshmet. Megjithëse të gjithë janë të ndryshëm, varet nga ata dhe shumë të tjerë që veprojnë si ata, që vendi ynë është i bashkuar në solidaritet dhe ndihmë për njëri-tjetrin.

Shteti brenda mundësive të tij mund t'i ndihmojë njerëzit në nevojë, por për dhënien e kurajës dhe dorës, për rënien shpatullave - për këtë nevojiten njerëz, për të cilët humanizmi është i rëndësishëm, për këtë nevojiten njerëz si ju.

Njerëz, të cilët si fqinjë kujdesen për fëmijët, që për personat me aftësi të kufizuara qëndrojnë aq vetëkuptueshëm pranë që nga fillimi, që vizitojnë të sëmurët, thjesht sepse për ta është normale - një gëzim dhe një përfitim personal.

Njerëz që angazhohen në klube, në kore, në iniciativa qytetare - dhe të gjithë e dinë: Tek ata gjithmonë mund të kesh besim.

Njerëz, të cilët bashkohen për të zhvilluar ide të ndryshme së bashku, që vihen në dispozicion sepse ndjejnë përgjegjësi për qytetin e tyre, për vendin tonë për demokracinë e tyre.

Christian Wulff in der Türkei
Presidenti gjerman Wulf dhe bashkëshortja e tij në TurqiFotografi: AP

Kush angazhohet në këtë mënyrë - ai edhe shpërblehet. Ata që angazhohen vullnetarisht jetojnë edhe më gjatë. Shoqëria jonë është e lirë dhe e shumëllojshme. Ne jetojmë në botë të ndryshme, jemi të ndryshëm përsa i përket prejardhjes sonë, arsimit, ëndrrave tona për lumturinë.

Por që një shoqëri prej kaq shumë njerëzish të ndryshëm të ketë vazhdimësi, duhet para së gjithash të kemi respekt.

Respekt edhe para fëmijëve dhe nevojave të tyre. Vlerësim për atë që bëjnë nënat dhe baballarët. Vlerësim për arritjet e njerëzve të moshuar. Gjithsecili duhet ta ndjejë: Unë jam i përfshirë, unë jam i nevojshëm.

Solidaritet, mirëkuptim, respekt për njëri-tjetrin: Kjo vlen edhe për marrëdhëniet me partnerët tanë në botë

Vendi ynë respektohet mjaft. Shoqëria jonë e lirë dhe tolerante, korrektësia jonë kundrejt vendeve të vogla dhe të mëdha vlerësohet. Ta përjetosh këtë gjithmonë është një përvojë e mrekullueshme e takimeve të mia me të ftuarit e këtushëm dhe në udhëtimet jashtë vendit, Ne tregojmë solidaritet dhe jemi të gatshëm edhe në të ardhmen të marrim përgjegjësinë tonë për Evropën. Ne e presim këtë edhe nga partnerët tanë. Të gjithë duhet t'i bëjnë detyrat e tyre.

Ne kemi besim në Evropën e bashkuar dhe në fuqinë e saj. Shumë nga bashkëatdhetarët tanë janë ushtare dhe ushtarë, police dhe policë apo aktivistë humanitë në vende të ndryshme për të ndihmuar në zhvillimin e tyre, për të siguruar paqen në botë dhe për të luftuar terrorizmin. Ne jemi pranë tyre, partnerëve dhe fëmijëve të tyre, që veçanërisht në këto ditë e ndjejnë mungesën.

Bundespräsident Christian Wulff in Twer
Presidenti i Gjermanisë Christian WulffFotografi: DW

Ju uroj: Një shoqëri të fortë dhe një vit të ri 2011 të realizuar

Nga krishtlindjet vjen mesazhi i paqes dhe besimit. Ajo që para 2000 vitesh në fushat e Betlehemit tingëlloi si përshëndetje e engjëjve ndaj barinjve, është ende sot dëshira jonë: Paqe në botë. Për krishtlindjet ju uroj të gjithëve një shoqëri të fortë. Familje dhe miq që do të thotë edhe vendlindje e vatër. Le të gjejmë së bashku gjithmonë atë që na lidh dhe na mban të bashkuar. Kjo fillon me gjërat e vogla. Tek pema e krishtlindjeve këtu janë varur yje, në të cilët fëmijët kanë shkruar dëshirat e tyre. E dini ju se çfarë dëshirojnë fëmijet më shumë nga prindërit e tyre. Më shumë kohë! Këtë e dëshirojnë edhe fëmijët e mi. Le të gjejmë më shumë kohë për njëri-tjetrin, Të gjithëve ju, unë dhe bashkëshortja ime ju urojmë festa të bukura dhe një vit të ri 2011 të realizuar.

Përpunoi: Richardt Holger/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi